E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irani, sfida kyce ne politiken e jashtme per Obamen

Nga Golnaz Esfandiari

Per gati tre dekada Irani dhe Shtetet e Bashkuara kane shkembyer akuza dhe kercenime. A do te ndryshoje kjo situate me ardhjen ne Shtepine e Bardhe te Barack Obames?

Gjate fushates zgjedhore Obama tha se do te fliste me Iranin pa parakushte, cfare ishte refuzuar ne menyre kategorike nga administrata Bush. Per pasoje analistet mendojne se se fitorja e Obames ka krijuar nje ure mundesie mes Shteteve te Bashkuara dhe Iranit. Jo vetem zyrtaret e Iranit, por edhe personalitete si drejtori i Agjencise Nderkombetare te Energjise Berthamore apo kryeministri i Turqise jane shprehur optimist per raportet Uashington-Teheran me Obamen ne Shtepine e Bardhe. Marredheniet diplomatike mes dy vendeve jane nderprere ne vitin 1979 me marrjen peng te diplomateve amerikane ne Teheran. Disa vezhgues ne Teheran thone se do te jete e veshtire te demonizohet nje president amerikan, emri i dyte i te cilit eshte Husein, njesoj si nipi i profetit Muhamet, qe ne persishten e shkruar do te thote "ai eshte me ne". Presidenti i linjes se ashper Ahmadinexhad madje i ka derguar leter urimi presidentit te zgjedhur amerikan. Obama ka thene se do t'i jape "pergjigjen e pershtashme" letres se Ahmadinexhadit. Ky i fundit kishte bere te njejten gje me presidentin Bush tete vite me pare, por nuk morri kurre pergjigje. Patrick Clawson, nga Instituti per politikat ne Lindjen e Aferme ne Uashington sheh ndryshim toni ne Uashington dhe ne Teheran.

"Mendoj se udheheqesit iraniane kane sugjeruar se ndryshimi me i rendesishem qe nevojitej ishte ai i tonit. Per kete do te jete i interesuar dhe vete Obama", thote Clawson.

Profesori i studimeve per Iranin ne Universitetin e Standfordit ne Shtetet e Bashkuara, Abbas Milani, thote se Obama e beri ndryshimin e pare duke shprehur gatishmerine te bisedoje me Teheranin. Tani i takon Iranit te tregoje se eshte i gatshem per bisedime serioze. "Mendoj se rruga me e mire do te jete qe personi i ngarkuar me politiken e jashtme iraniane, Ajatullah Khomeini, ne vend te sulmeve ndaj SHBA-ve, sic beri dhe ne fjalimin e fundit, duhet te pranoje se Irani po perballet me nje krize te rende ekonomike, me nje situate rajonale gjithashtu kritike dhe me nje qeveri te re amerikane, te gatshme per te bsieduar e per te pare nese iranianet jane te gatshem per negociata serioze apo jo", thote Milani.

Khomeini nuk ka reaguar ndaj fitores se Obamas, por menjehere pas zgjedhjeve amerikane tha se dallimet mes dy vendeve jane shume te thella. Mosmarreveshje themelore mbetet programi berthamor i Iranit.

Por a eshte i Irani i gatshem te bisedoje seriozisht?

Nje numer ekspertesh jane dyshues. Mes tyre eshte dhe Gary Samore nga Keshilli per Marredhenie me Jashte. "Mendoj se Irani do vazhdoje te luaje dhe per nje kohe, do vazhdoje programet per pasurimin e uraniumit deri sa te krijoje nje nivel substancial ne kete fushe", thote Samore. Analistet nuk shohin mundesine e zhvillimeve te shpejta mes dy vendeve. Eksperti Abbas Milani thote se po te perdoret si duhet mundesia aktuale "mund te kemi si rezultat ate qe aq shume e deshirojne iranianet, demokracine. Por, demokracine e krijuar nga vete iranianet".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›