Debati për trashëgiminëBejko: Cekaarkeolog i deformuar
TIRANE- Një debat për trashëgiminë kulturore ka përfshirë dy emrave të njohur të saj, Neritan Cekën dhe Loren Bejkon.
Pak ditë më parë Bejko botoi në "Gazeta Shqiptare" shkrimin me titull "Restaurimet që po deformojnë historinë", ku kritikonte ndërhyrjen e bërë në në Bylis nga Neritan Ceka.
Duke e cilësuar punën e bërë atje të dëmshme, ai u shpreh se me të është shkelur 'Karta e Venecias' dhe parimet e Restaurimit.
Pak ditë më pas, Ceka replikoi me Bejkon me shkrimin me titull "Kur ngrihen këmbët t'i bien kokës" ku arkeologu jepte argumentet e veta kundër kritikave të Bejkos dhe mbronte punën e bërë prej tij në Bylis.
Në përgjigje të Cekës, Ish-drejtor i Institutit të Monumenteve të Kulturës boton sot në Gazeta Shqiptare shkrimin “Koka, këmbët dhe progresi i shkencës”.
“Koka, këmbët dhe progresi i shkencës”.
(Ja shkrimi i plote i Lorenc Bejkos i botuar sot ne Gazeta Shqiptare)
Kur Thomas Kuhn shkruante në vitet 1960 punimin e tij për filozofinë e shkencës me titull "Struktura e revolucioneve shkencore", e bënte analizën e vet mbi bazën e koncepteve të tilla si 'shkencë normale', 'paradigmë shkencore', 'krizë e disiplinës', 'komunitet shkencor', etj. Modeli i tij për progresin shkencor si proces zëvendësimi paradigmash (apo pikëpamjesh tërësore për botën) mbetet një këndvështrim shumë interesant për të studiuar formulimin dhe evoluimin e dijes. Arkeologjia shqiptare është duke përjetuar një ndryshim gradual, por shumë thelbësor të përmbajtjes së vet (paradigmatik në kuptimin kuhnian të shkencës) qysh prej fillimit të viteve 1990. Ky ndryshim nuk ka pasur ritmet e një 'revolucioni' radikal, pasi në thelb është ndikuar nga një hapje graduale e arkeologjisë shqiptare ndaj zhvillimeve të arkeologjisë botërore në sferat e metodologjisë së kërkimit, orientimit të programit kërkimor dhe deri tek niveli teorik dhe interpretues i të dhënave (dijeve empirike).
Thomas Kuhn dhe përpjekjet totale të arkeologëve shqiptarë në këta 20 vitet e fundit për modernizimin e disiplinës së tyre nuk kishte si të mos më vinin ndër mend, pas leximit të shkrimit "Kur ngrihen këmbët t'i bien kokës" të Neritan Cekës, botuar para disa ditësh në Gazetën Shqiptare. Autori i shkrimit, për zgjedhjen e vet, është pozicionuar më së shumti në periferi të këtij procesi transformimi të disiplinës arkeologjike shqiptare. Kjo e kuptuar si largim nga aktiviteti i prodhimit të të dhënave shkencore, eksperimentim i metodologjive alternative të kërkimit dhe aq më pak interpretimit të tyre, që janë në bazë të përparimit të shkencës. Për arsye të kombinimit të disa rrethanave politike, që prej më shumë se një viti, Ceka është rishfaqur me një vrull të madh në dyert e arkeologjisë dhe trashëgimisë kulturore, bile me rolin e "reformuesit aktiv" të këtyre disiplinave. Shumëkush nuk u besonte veshëve tek dëgjonte në fillimet e kësaj rishfaqjeje çirrje shurdhuese me 'varje kolegësh' nëpër sheshe qytetesh, shpërbërje muzesh arkeologjikë e koleksionesh kërkimore, e deri tek hipercentralizime institucionale të sistemit të trashëgimisë kulturore. Këtu fillon kalvari i absurditeteve që, për mendimin tim, qëndron në sfond edhe të këtij debati të fundit.
Disa vjet pas botimit të parë të "Strukturës së Revolucioneve Shkencore", Thomas Kuhn reflekton se nëse do ta rishkruante ndonjëherë atë vepër, do ti kushtonte një vend shumë më të madh analizës së 'komunitetit shkencor'. Në fakt studimet e mëpasme sociale e kanë trajtuar gjerësisht këtë temë. Struktura, cilësia dhe fryma kritike e komunitetit shkencor përbëjnë pothuajse gjithherë disa nga elementët thelbësorë të përparimit të dijes. Kjo është padyshim e vërtetë edhe për zhvillimet e arkeologjisë shqiptare. Në peizazhin e komunitetit shkencor janë shfaqur historikisht disa 'autoritete' dominuese, ose 'dinosaurë të shkencës' që në përgjithësi kanë një rol shumë të rëndësishëm për të luajtur. Ata janë fiziologjikisht në rolin e të maturit, të bartësit të eksperiencës së gjatë dhe ekuilibruesit (ndonjëherë edhe frenuesit) të tendencave të reja në komunitetin shkencor. Ata janë esencialë në ushqimin e debatit që ndihmon në kalimin e shëndetshëm tek e reja. Por, po fiziologjikisht, ata shndërrohen në një problem për vetë progresin e dijes, kur pretendojnë të mbajnë peng administrimin e shkencës, të strukturave dhe institucioneve të saj. Kjo e fundit po ndodh që prej më shumë se një viti me Cekën dhe kolegun e tij Apollon Baçe. Përpjekja e tyre deri në njëfarë mase e suksesshme për të mbërthyer për gryke sistemin e trashëgimisë kulturore është shfaqur mjaftueshmërisht gjatë këtij vitit të fundit sa absurde, aq edhe e dëmshme dhe antihistorike në kuptimin e progresit të shkencës. Nëse zoti Ceka do ta konsideronte ta shihte me syrin kuhnian progresin e dijes, mund të rezultonte më pak i emocionuar ndaj përpjekjes së "brezit të asistentëve" për ta kundërshtuar. Bile duhet të shqetësohej nëse "brezi i asistentëve" nuk do të ndihej dhe do ti shmangej rolit të vet reagues që shoqëria dhe shkenca pretendon prej tyre.
Në shkrimin "Kur ngrihen këmbët t'i bien kokës" Ceka shpreh fatkeqësisht një vizion tjetër për shkencën. Ky nuk ka të bëjë dhe aq me vlerësimin e tij shumë të lartë për veten (vetëpërcaktimi si 'kokë' ka shkaktuar shumë nënqeshje kolegësh), por me varfërinë e mendimit për dialektikën e debatit shkencor. Me një qëndrim krejt folklorik për rolin e të vetëquajturit 'kokë' kundrejt dijes dhe të vërtetës. Për pasojë, edhe krahasimin e disiplinës me një organizëm që mund të vegjetojë vetëm nëse këmbët u binden urdhrave të kokës, përndryshe vjen fundi. Nuk e fsheh dot çudinë! Besoja se shkenca venitet kur mbaron debati, thellimi, përpjekjet për tu çliruar nga iluzioni se kemi arritur fundin e njohjes, sfidimi i paradigmës mbizotëruese (të vjetër do të thoshte Thomas Kuhn), antikonformizmi ndaj 'monopolit të dijes'! Po ndoshta e kam gabim. Këmbët janë bërë vetëm për ta zhvendosur kokën, jo për ta kundërshtuar. Një fuqi më e lartë i ka ndarë këto punë dhe nuk ka vend për diskutim.
Pavarësisht bindjes sime të kundërt, nuk ka si të mos respektoj konceptin që zoti Ceka promovon për shkencën në shkrimin e tij të fundit. Por ajo që është tërësisht e papranueshme në të lidhet me mungesën alarmante të ndershmërisë intelektuale, pasqyrë e një karakteri të deformuar. Për çfarë e kam fjalën?
Së pari, zoti Ceka bën sikur nuk dëgjon kur i them para se të diskutoj rastin e restaurimit të teatrit të Bylisit, se ai diskutim ishte i destinuar të mbetej brenda caqeve të komunitetit të arkeologëve dhe restauratorëve/administratorëve të trashëgimisë kulturore. Vetëm vala e papërmbajtur e koncepteve të tilla derdhur mbi kalanë e Lezhës, shëtitoren e Apollonisë, baptisterin e Butrintit, hyrjen lindore të kalasë së Elbasanit, Beratin, Korçën, Durrësin etj., kushtëzuan bërjen publike të këtij debati.
Së dyti, zoti Ceka thekson me të drejtë se nuk është përgjegjës për të gjitha shkuljet e kryera në murin e Justinianit në Bylis (dhe e argumenton këtë me fotot e botuara), por bën sikur mohon nëpër dhëmbë edhe shkuljen e blloqeve të shkallares së teatrit nga zona e kullës Y të murit. Krahasimi i fotos së Cekës në 2004 me atë të sotmen të risjella këtu tregon se blloku i shënuar i shkallares së teatrit nuk ka qenë rrëzuar vetvetiu, por zhvendosur nga muri i antikitetit të vonë për të zbukuruar teatrin! Si ka mundësi që zoti Ceka mohon atë që ka bërë? Po Skënder Muçaj, Lazër Papajani, Edmond Haxhiraj janë në dijeni të gjithçkaje që është bërë atje. Zoti Papajani ka 'merituar' edhe cilësimin si 'konservator' për kundërshtimin profesional që i ka bërë idesë së tij restauruese. Po mbi të gjitha, gjurmët e të gjitha veprimeve janë ende në monumentin e prekur. Si mund të bëhet e zeza e bardhë çfarë integriteti shkencor-profesional përbën ky akt? Nëse blloqet e shkallares së teatrit janë shkulur nga fragmenti mes kullave U dhe X të murit të Justinianit, apo nga kulla Y e tij, nuk ndryshon asgjë nga parimi se një monument historik nuk mund të preket në funksion të zbukurimit të një monumenti tjetër. Kjo gjë nuk mund të mendohet si e mundshme edhe pse promovohet nga 'koka' padrone e të vërtetës dhe autoritetit shkencor!
Së treti, zoti Ceka e quan mashtrim timin "deklarimin kategorik se çfarëdo lloj rindërtimi i një pjese të monumentit antik mbi bazën e elementëve arkitektonikë të ruajtur prej tij është një veprim i dënueshëm nga Karta e Athinës, Karta e Venecias dhe Karta Shqiptare e Restaurimit". Po si mund të mashtrohet me një dokument të shkruar e zezë mbi të bardhë do të pyesë dikush? Le ta citojmë atë pjesë të Kartës së Venecias që bën fjalë për rindërtimet në sitet dhe gërmimet arkeologjike për t'iu larguar retorikës:
"Neni 15 ... Duhet të merren të gjitha masat e nevojshme që sigurojnë ruajtjen, konservimin e vazhdueshëm dhe mbrojtjen e të gjithë elementëve arkitekturorë dhe objekteve. Për më tepër, duhet të përdoren të gjitha mundësitë që lehtësojnë të kuptuarit e monumentit pa e deformuar kurrë domethënien e tij.
Të gjitha rindërtimet duhet të përjashtohen 'a priori'. Vetëm anastiloza mund të lejohet, domethënë rikompozimi i pjesëve ekzistuese por të ç'gjymtyrëzuara". Materiali i përdorur për integrim duhet të jetë gjithmonë i dallueshëm dhe duhet të përdoret minimumi i mjaftueshëm për të siguruar konservimin e monumentit dhe rivendosjen e formës së tij".
Ky parim i qëndrimit ndaj monumenteve, siteve dhe gërmimeve arkeologjike përbën esencën e përvojës së gjatë ndërkombëtare të shprehur në dokumentin brilant të Kartës së Venecias. Ky parim vlen edhe për rindërtimin e "shtëpisë së Lucius" në parkun arkeologjik të Carnuntum në Austri që Ceka na e paraqit si një rast që nuk do të mund të kritikohej sepse na vjen nga vendi i studiuesve të parë të Bylisit! Rindërtimet in situ në Carnuntum janë padyshim pikat më të dobëta të punës së madhe të rivlerësimit të parkut arkeologjik dhe nuk janë lënë pa u debatuar. Por ekzistojnë ndryshime thelbësore dhe të pakrahasueshme mes tyre dhe teatrit në Bylis. Dokumentimi me mënyrat më të sakta të shkencës bashkëkohore, debatimi paraprak mbi bazën e modeleve 3D në shkallë, aplikimi rigoroz i parimeve të arkeologjisë eksperimentale, e shumë të tjera e veçojnë Carnuntum krejtësisht nga modeli arbitrar i prekjes së një monumenti historik për rindërtimin e një tjetri të zbatuar në Bylis. Për të mos folur pastaj për nivelin e dokumentimit të këtij të fundit.
Së katërti, zoti Ceka përpiqet të fusë në një thes ndërhyrjet profesionale që janë bërë në disa monumente të tjerë të Bylisit nga Lazër Papajani, Skënder Muçaj, Edmond Haxhiraj, Agron Islami, Elio Hobdari etj, me atë të promovuar prej tij në teatër. Nuk mund të krahasohen gjërat e pakrahasueshme! Anastilozat e kryera në Bylis nuk janë mbështetur në prekjen e integritetit të një monumenti për një tjetër, siç është bërë me murin e Justinianit dhe teatrin!
Së fundi, nuk mund të lë pa përmendur se zoti Ceka hedh në shkrimin e vet një numër 'faktesh' të fabrikuara nga ai vetë edhe pse është plotësisht i ndërgjegjshëm (ose duhet të jetë) se janë të pavërteta. Deri ku shkon deformimi i njeriut! Lere pastaj integriteti intelektual dhe profesional! Ai përpiqet të ndriçojë lexuesin për arsyet e vërteta të inatit të "asistentit ndaj profesorit që e tërhoqi i pari në fushën e arkeologjisë"! (besoja se këtë vend e kishte Muzafer Korkuti në jetën time profesionale!) Dhe e vërteta na qenkësh se "asistenti ka qenë bashkëideator i një reforme të qeverisjes socialiste që synonte privatizimin e arkeologjisë shqiptare". Është e vërtetë se unë kam qenë bashkëideator i amendimeve të Ligjit për Trashëgiminë Kulturore të vitit 2008. Ideja qendrore e atyre amendimeve ishte ngritja e kapaciteteve të sistemit të trashëgimisë kulturore të vendit për të përballuar ritmet e larta të zhvillimit dhe transformimit të territorit. U krijuan si pasojë Agjencia e Shërbimit Arkeologjik dhe Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë, dy institucione që e kanë shtyrë arkeologjinë shqiptare drejt një revolucioni të vërtetë veçanërisht për sa i përket arkeologjisë preventive dhe procedurave për një zhvillim të qëndrueshëm të pasurisë arkeologjike të vendit. Këto hapa janë në hullinë e zhvillimeve të tilla kudo në Europë të sanksionuara në Konventën Europiane për Arkeologjinë ku aderojmë me të gjitha të drejtat dhe detyrimet. Po ç'kuptim ka ngjyra politike e reformimit që kam bashkëideuar unë, sipas Cekës. Ai si deputet i Kuvendit në 2008, ndoshta kujtohet se qeverisja nuk ishte socialiste dhe se ai jo vetëm e ka votuar, por edhe s'ka lënë fjalë lavdëronjëse pa thënë (të paktën për këtë nuk e detyronte njeri nëse votimi 'pro' mund të konsiderohet edhe si vënie në rresht e deputetëve të koalicionit qeverisës). Pse e ka me kaq merak Ceka ta quajë 'socialiste' qeverisjen e vitit 2008? Jam i sigurt se diçka do të arrijë me këtë 'lajthitje rastësore' dhe kam shpresë se mund të na e sqarojë në ndonjë rast tjetër! Po ç'lidhje ka e gjitha kjo me qëndrimin tim kritik ndaj ndërhyrjes arbitrare në teatrin e Bylisit, por edhe të Lezhës, Apollonisë, Butrintit, Elbasanit, etj?!
Një tjetër element interesant që zoti Ceka përmend është ai i Tumës së Kamenicës si "model i së ardhmes për heroin e brezit të asistentëve"! Ky meriton një hapësirë të veçantë analize që do ta realizoj në një moment tjetër. Sidoqoftë, gërmimi shumëdisiplinor i atij monumenti shënoi largimin përfundimtar të tij nga kthetrat e gërmimeve klandestine dhe trafikantëve të veprave të kulturës kombëtare; shënoi fillimin e vendosjes së tij në qendër të jetës kulturore dhe edukuese të rajonit; shndërrimin e tij në të vetmin monument të vizitueshëm të llojit të vet dhe në një model të vërtetë se si shoqëria shqiptare mund të sjellë të kaluarën e vet në qendër të zhvillimeve të sotme pa deformuar thelbin historik të monumentit. Tuma e Kamenicës, zoti Ceka, është padyshim një nga modelet e fuqisë transformuese të pasionit, dashurisë dhe profesionalizmit të grupit të madh që ka punuar për të. Ndërhyrja e rëndësishme e fondeve publike në tumën e Kamenicës, zoti Ceka, lidhet vetëm me investimin e qeverisë shqiptare (nëpërmjet Komunës Mollaj) për ndërtimin e rrugës së re që lidh monumentin me rrugën kombëtare. Kjo është bërë e mundur me interesimin e kryeministrit të vendit që në ndryshim nga ju e ka vizituar dy herë monumentin duke kontribuar në promovimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të tij. Të ardhurat e siguruara nga vizitorët e qendrës së informacionit të këtij siti janë vetën një e njëzeta e nevojës së monumentit për t'u ruajtur dhe kujdesur në mënyrë të vazhdueshme. Gjithçka tjetër është bërë me punë vullnetare, dashuri dhe pasion, si dhe me kontributin vendimtar të komunitetit dhe qeverisë vendore. Të gjitha përpjekjet e tua për përbaltjen e këtij modeli që fillojnë që nga shpifjet e deri tek kryqëzatat me zyrë tatimore dhe auditim ministror duhet të të kishin treguar se ai është shumë më i fortë se përbaltja. Dhe e di pse? Sepse frymëzohet nga parime kombëtare, profesionale dhe të së mirës publike.
Nuk po e përmend fare qëndrimin tuaj krejtësisht sipërfaqësor, prej përfaqësuesi të denjë të 'kokës së vetëquajtur të disiplinës' lidhur me përmbajtjen e programeve të studimit arkeologjik dhe të trashëgimisë kulturore në Universitetin e Tiranës. Padyshim që ai program promovon shumë koncepte koherente shkencore dhe ka aspirata që i tejkalojnë mendësitë tuaja. Përveç tyre, brezi i ri i arkeologëve ekspozohet edhe ndaj etikës profesionale edhe strukturës së dijes shkencore dhe rolit shoqëror që ajo ka në Shqipërinë e sotme. Studentët dhe 'brezi i asistentëve' janë të hapur të kuptojnë edhe se çfarë nuk duhet të bëjnë me sitet arkeologjike, me integritetin profesional, por edhe si të pozicionohen në komunitetin shkencor pasi të kenë kaluar të shtatëdhjetat. Kjo sidoqoftë, i takon të ardhmes. Qëllimi i vetëm i "brezit të asistentëve" sot është të mbrojë ato monumente dhe site arkeologjike që kanosen nga deformimi i pakthyeshëm historik nëpërmjet projekteve tuaj.
(s.g/BalkanWeb)