E Diel, 1 Nëntor 2026

Debati per zgjedhjet Subashi E veshtire te gjenden njerez apolitike

Debati Deputetja Vasilika Hysi thekson se riformatimi i KQZ-se eshte i veshtire

Reforma zgjedhore pritet te shkaktoje debate ne lidhje me dy ceshtje kryesore sic eshte riformulimi i administrates zgjedhore dhe po keshtu elementet e votimit. Ne kushtet kur kerkesat per depolitizimin e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve po vijne ne rritje nenkryetarja e ketij institucioni Deshira Subashi nuk beson se nje zgjidhje e tille mund te arrihet. Sipas Subashit ne nje ambient tejet te politizuar si Shqiperia eshte pothuajse e pamundur qe te gjenden keta njerez te pandikuar politikisht. Ku do te gjenden keto institucione qe do te emerojne keta te pavarur nga politika ne nje interes kaq te madh te politikes per kete ceshtje Kush do jene persona te besueshem per vete ata te pavarur qofte dhe nga shoqeria civile Jam pesimiste nuk besoj qe cdo zgjedhje do te sjelle nje pavaresi ideale te kerkuar - theksoi Subashi duke hedhur dyshime te forta ne lidhje me efektshmerine e kesaj zgjedhjeje. Sipas saj zgjidhja ideale do ishte zbatimi sa me i mire i Kodit Zgjedhor dhe po keshtu ashpersimi i sanksioneve per shkelesit e ketyre neneve qofshin keta dhe drejtuesit e KQZ-se. Sipas saj vetem vullneti politik e zgjidh ceshtjen e besueshmerise se zgjedhjeve. Vullneti politik duhet te zgjidhe problemin e administrates zgjedhore ti kerkoje administrates zgjedhore te zbatoje ligjin dhe te nxjerre para pergjegjesise cdo nepunes te larte te administrates zgjedhore per shkeljet e ligjit dhe kodit zgjedhor - theksoi Subashi. Nga ana tjeter perfaqesuesja e opozites ne Komisionin per Reformen Zgjedhore Vasilika Hysi theksoi se ceshtja e riformatimit te KQZ-se ishte nje ceshtje e veshtire. Jane grupe teknicienesh qe punojne dhe marrin ne konsiderate mundesite e riformatimit te KQZ-se. Qe KQZ eshte nje nder pikat e anxhendes se komisionit kjo eshte e padiskutueshme por ka edhe shume ceshtje te tjera qe do merren ne konsiderate - deklaroi Hysi. Por pavaresisht kesaj ajo theksoi se mund te gjendej edhe zgjidhje mes paleve per kete ceshtje. Nga ana tjeter Hysi theksoi se opozita do te kerkonte edhe votimin elektronik dhe do te bente propozimet e duhura per kete ceshtje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›