Imami Demontimi perfundon gjate 2013-s
Ministri i Mbrojtjes Arben Imami u be ministri i pare dje qe celi siparin e analizes se punes vjetore te qeverise ku shpalosi edhe objektivat qe Forcat e Armatosura Shqiptare do te realizonin ne vitin 2012. Ne nje konference per mediat Imami theksoi se gjate nje viti ishte bere nje pune e mire me demontimin e municioneve ndonese tregtia e tyre jashte vendit nuk ishte ne kuota te kenaqshme. Sipas Imamit viti 2011 ka sjelle rritjen e numrit te municioneve te cilat jane demontuar duke i dhene shanse ketij procesi te mbyllet gjate dy viteve te ardhshme. Nese gjate vitit 2010 arritem te demontojme 20.653 tone municione ose rreth 3.2 here me shume se ne vitin 2009 gjate vitit 2011 jane demontuar 26.500 tone cka perben nje shenje garancie per realizimin e objektivit te Qeverise shqiptare per ta mbyllur brenda vitit 2013 ceshtjen e demontimit te municioneve te teperta - theksoi Imami duke shtuar dhe faktin se ky demontim ishte bere ne kushte teper te sigurta. Ne keto kushte aktualisht ne vend sipas Imamit kane ngelur rreth 38 mije tone municione te pa shkaterruara te cilat do te demontohen jashte qendrave te banuara. Por per sa i perket shitjes se armeve Ministria e Mbrojtjes duket se nuk eshte e kenaqur nga shitjet e armeve. Ne kete kuader Imami theksoi se kete vit nuk ishin shitur arme as ne Libi dhe shkak per kete ishte bere edhe zhurma e brendshme ne vend per sa i perket tregtise se armeve. Ministria e Mbrojtjes nuk ka shitur asnje arme ne Libi por zhurma e brendshme ndikoi negativisht ne shitjet. Nese vitin e kaluar kemi shitur rreth 4 mije tone kete vit jemi me pak se 2500 tone. Nuk i kemi realizuar ato objektiva qe ne do te deshironim - theksoi ne konferencen per shtyp Imami. Sipas tij i vetmi dhurim armesh qe eshte bere gjate ketij viti ka shkuar ne drejtimin te Afganistanit dhe behet fjale vetem per 10 mije kallashnikove. Nisur nga fakti se Shqiperia eshte tashme prej vitesh pjese e NATO-s Imami theksoi se kontributi i Forcave te Armatosura shqiptare ne misione paqeruajtese ka shenuar rritje progresive si sasiore po ashtu edhe cilesore. Ne pikepamje sasiore numri i personelit te FA i angazhuar ne misione jashte vendit ka arritur ne 346 trupa nga 305 qe ishin nje vit me pare duke rritur ne kete menyre prezencen dhe kontributin qe Shqiperia jep per paqen dhe sigurine ne bote - theksoi Imami duke u shprehur se per sa i perket pikepamjes cilesore tani trupat shqiptare kane arritur te jene edhe ne role trajnuese. Po keshtu nje vemendje te vecante Imami i kushtoi edhe ceshtjes se modernizimit te Forcave te Armatosura Shqiptare duke e vendosur theksin edhe tek ndertimi i anijes Oriku nga FA-te e vendit tone. Gjate ketij viti ne arritem te kemi te gatshem produktin e pare te nje prej aktiviteteve me serioze industriale ne vend anijen Oriku e cila u prodhua ne kantierin e Pashalimanit duke iu bashkengjitur anijes Iliria e prodhuar ne Holande ne kuader te projektit tone te modernizimit te Forces Detare - u shpreh Imami duke e konsideruar si teper te rendesishme modernizimin e flotes detare shqiptare. Ne kete kuader ai theksoi se nje tjeter arritje madhore ishte edhe persosja e sistemeve te perpunimit te informacionit specifikisht ato qe lidhen me Qendren Nderinstitucionale te Operacioneve Detare duke rritur aftesine e shtetit shqiptar per te monitoruar e kontrolluar aktivitetin ne hapesiren tone detare.