E Diel, 1 Nëntor 2026

Debati publik, Veliaj: Ftesa e Ramës e sinqertë

Ftesa e kreut të Partisë Socialiste, Edi Rama drejtuar kryeministrit Sali Berisha për një debat publik në lidhje me paketën e opozitës me 12 pika ka qënë temë e intervistës të Drejtorit të Informacionit në RTV Ora News, Patrik Sadikaj me kordinatorin e PS-së Erion Veliaj.
 

Sipas Veliaj pas zgjedhjeve të 8 majit Shqipëria është e ndarë në dy pjesë dhe ky pakt është një mënyrë pajtimi. Kordinatori i PS-së theksoi se duhet një debat publik i cili të ofrojë rrugëdalje dhe sipas tij pakti i propozuar nga Rama është ftesë ë sinqertë.

Ndër të tjera kordinatori I PS Erion Veliaj tha se nëse ka vullnet politik integrimi mund të arrihet.
Ndërkohë i pyetur për votën e emigrantëve Veliaj tha se ata guhet të votojnë në zgjedhje, por sipas tij kryeministri Berisha nuk e do votën e tyre.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›