Fier, kapen tre armë me silenciator

Armët e sekuestruara
Policia e Fierit në operacionin e koduar Snjaperi ka arritur të kapë tre armë silenciatoze. Armët janë zbuluar në banesën e shtetasit F.XH. Armët e gjetura janë: një snajper izraelit G 3, një pistoletë të tipit Zastava, një pistoletë automatike e tipit Skorpions, të tre këto armë ishin të pajisura me silenciator. Gjithashtu i janë kapur dhe 110 gram heroinë dhe dy peshore farmaceutike të masave të ndryshme.
I arrestuar ka mbetur nipi i 44-vjeçarit F.XH, Eni Xhelaj, 22 vjeç i cili ka qenë në shtëpinë e dajës gjatë operacionit të policisë.