Reforma zgjedhore, PD: I jemi përgjigjur PS-së
Përfaqësuesit e e ngarkuar nga Partisë Demokratike për të komunikuar me përfaqësuesit e PS-se per probleme te reformes zgjedhore, Oerd Bylykbashi dhe Viktor Gumi kanë përgënjeshtruar sot kreun e Partisë Socialiste, Edi Rama duke u shprehur se deklarata e z. Rama se ne nuk kemi kthyer pergjigje nuk qendron.
Në një njoftim të shkurtër të përfaqësuesve të PD-së thuhet Në cilësine e të ngarkuarve nga Partia Demokratike për të komunikuar me përfaqesuesit e PS-së për probleme të reformës zgjedhore, informojmë publikun se ne kemi shqyrtuar me seriozitet propozimet e PS-së për këtë reformë, dhe i kemi kthyer me shkrim përgjigjen tonë, të bërë publike tashme edhe nga kryetari i PD-se, për rrjedhojë, deklarata e z. Rama se ne nuk kemi kthyer përgjigje nuk qëndron.