PD: Berisha del në debat me Ramën vetëm në vitin 2013
Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me kërkesën e kreut të opozitës, Edi Rama, për një debat public me kryeministrin Berisha.
Zëdhënësja e PD-së, Albana Mustafaraj, ka deklaruar se Berisha nuk do të dalë në debat me Ramën, për shkak se nuk kërkon që të ndikojë në konkresin e PS-së. Ajo ka thënë se Berisha do të dalë në debat me Ramën vetëm për zgjedhjet e 2013-s.
“Kujtojmë se z.Berisha ka ftuar z.Rama në zgjedhjet e 2009 dhe e fton sërish në vitin 2013. Z.Berisha vlerëson se nuk është koha për debat tani dhe për më tepër z.Berisha nuk dëshiron të ndikojë në kongresin e Partisë Socialiste”, deklaroi zëdhënësja e PD, Albana Mustafaraj.
Vetë Berisha më parë refuzoi që të fliste në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së për ftesën e Ramës për debat publik.