Debatik Curri: Të angazhuar për fitoren
Shqipëria është e angazhuar për të fituar në sfidën me Hungarinë. Të shtunën, në orën 19:45 në Budapest, përfaqësuesja e futbollit do të luajë përballë rivalit direkt në Grupin 1 eliminator të Botërorit 2010. Të paktën në letër kundërshtarët cilësohen si një skuadër më e fortë se kontingjenti i drejtuar nga Ari Han, megjithatë, Debatik Curri beson te forca e kuqezinjve. "Jemi të angazhuar për fitoren", ishin fjalët e para të "xholit" kosovar. "E kemi vlerësuar maksimalisht Hungarinë, megjithatë jemi plotësisht të bindur se mund të marrim një rezultat pozitiv. Edhe barazimi nuk do të ishte keq, por ne do të futemi në fushë për të marrë pikët e plota". Më tej, 24-vjeçari i shndërruar në lojtar kyç për mbrojtjen kuqezi flet për përgatitjet e skuadrës. Curri tha: "Gjithçka po shkon më së miri. Seancat stërvitore po ecin si duhet dhe i kushtohet mjaft vëmendje vendosjes taktike në fushën e lojës, për të mbajtur sa më larg portës kundërshtarin dhe për të neutralizuar pikat e tyre më të forta". Gjatë paradites së djeshme, tekniku Han vendosi t‘i linte futbollistët të lirë për disa orë, në mënyrë që të shkëputeshin nga presioni i një sfide që holandezi e ka vlerësuar si "vendimtare për Shqipërinë".
Tifozët - Shqipëria nuk do të jetë e vetme në stadiumin mitik "Ferenc Pushkash". Afro një mijë tifozë kuqezi do të jenë të pranishëm në arenën me kapacitet 68 mijë e 976 vende për sfidën e 11 tetorit. Lajmi është bërë i ditur nga burime zyrtare të Federatës Hungareze, të cilat bazoheshin te kërkesat e grupimeve të ndryshme të tifozëve, apo te prenotimet e kompanive të udhëtimit. Çmimet e biletave për tribunat ku do të qëndrojnë mbështetësit shqiptarë variojnë nga 35 deri në 40 euro. Megjithatë, nuk përjashtohet që numri i tifozëve të jetë edhe më i madh: edhe në ditën e ndeshjes, në stadium do të jetë i hapur një sportel, ku do të shiten bileta për të gjithë ata që nuk e kanë rezervuar përpara kohe një vend për të mbështetur Shqipërinë.
Hungaria - Pas pezullimit të kapitenit Zoltan Gera (për shkak kartonësh) dhe dëmtimit të portierit Gabor Babosh, kundërshtarët tanë rrezikojnë të humbasin edhe një tjetër lojtar shumë të rëndësishëm. Bëhet fjalë për mesfushorin e Hanoverit, Szhabolks Huszhti, i cili ka probleme në gjurin e majtë. Edhe vetë 25-vjeçari konfirmoi se prezenca e tij në fushë kundër Shqipërisë do të jetë në dyshim deri në momentet e fundit. "Nuk e di nëse do të luaj të shtunën, pasi gjuri vazhdon të më shkaktojë dhimbje", tha Huszhti për mediat hungareze. "Kemi një ndeshje të rëndësishme, por nuk dua të rrezikoj, pasi në rast përkeqësimi të situatës do më duhet të qëndroj jashtë fushave për më shumë se dy muaj. Gjithsesi, nëse nuk kam probleme deri të shtunën do të më pëlqente të luaja dhe të jepja kontributin tim".