Obama kryeson me katër pikë më shumë se rivali
Sipas një sondazhi të publikuar në "Reuters", demokrati Barak Obama ka arritur të vendosë një avantazh prej katër pikësh ndaj rivalit Xhon MekKein në garën për Shtëpinë e Bardhë, duke u ndihmuar nga mbështetja e grave dhe e votuesve të pavarur. Obama e shtriu avantazhin mes votuesve të pavarur në 13 pikë, nga 9 që ishte deri pak më parë, ndërkohë që avantazhin mes grave votuese e shtoi në 9 nga 7 pikë. Senatori i Ilinoisit është ndjeshëm përpara MekKeinit në radhët e votuesve katolikë dhe tani kryeson ose është baras me MekKeinin në të gjitha grup-moshat, përjashto atë të njerëzve që kanë mbi supe më shumë se 70 vite.
"Obama duket se po punon shumë mirë mes atyre grupeve, për të cilët ka më shumë nevojë, siç janë gratë dhe votuesit e pavarur", thotë Xhon Zogbi, njeriu që drejtoi sondazhin për llogari të "Reuters". "MekKeinit i duhet t‘i kushtoje shumë më tepër vëmendje këtyre dy grupeve". Eksperti shtoi se kjo nuk është shenjë aspak e mirë për ecurinë e fushatës së MekKeinit. Sondazhi, i cili do të ndjekë zhvillimet e opinionit amerikan deri më 4 nëntor, u krye nga e marta deri të enjten. Më shumë se një e treta e sondazhit u krye pas mbrëmjes së të martës, kur u zhvillua debati i dytë mes kandidatëve, ku u bënë këmbime të prera opinionesh mbi krizën ekonomike.