"Dashuria ime për Barakun"
Të premten mbrëma, Barack Obama pezulloi fushatën elektorale për t‘u kthyer në Çikago. Gjatë rrugës për në aeroport ndaloi te një shitës lulesh dhe bleu një buqetë me 12 trëndafila të bardhë për 47 dollarë. Duhej të festonte 16-vjetorin e martesës së tij, së bashku me Michelle Robinson, gruaja që dikur nuk e pranonte dashurinë e tij, njeriu që e ka nxitur shumë të garonte për presidencën e Shtëpisë së Bardhë.
Na ndajnë edhe 25 ditë nga përfundimi i zgjedhjeve amerikane dhe një ditë pasi të jepet verdikti përfundimtar, në të gjitha libraritë e Amerikës do të publikohet biografia e parë e autorizuar nga Michelle Robinson Obama, pjesa e fundit e imazhit mbi atë që do të jetë zonja e parë me ngjyrë në historinë amerikane. Atë ditë Michelle nuk do të marrë pjesë në asnjë lloj përurimi dhe nuk do ta kalojë kohën duke firmosur kopje për biografinë e shkruar nga gazetarja e "Washington Post". Në ato momente do të shkojë në Karolinën e Veriut për të mbështetur familjet e ushtarëve që luftojnë në Irak dhe Afganistan. Bashkëshortja e kandidatit demokrat, vajza e getos së zezakëve të Çikagos, studentja shembullore e Prinstonit dhe Harvardit, avokatja plot ambicie dhe sukses, tani interpreton me mënyrën më të mirë të mundshme rolin që tradita u rezervon femrave, të cilat në të ardhmen do të bëhen zonja të para: të qëndrojë një hap prapa, të buzëqeshë, të ndajë dhe të kuptojë vështirësitë e vuajtjet e familjeve amerikane.
Kështu, Michelle Obama, aktivistja e të drejtave të afroamerikanëve, me kalimin e muajve e ka bërë më të dashur për publikun figurën e saj, ka lëmuar çdo acarim, nuk mban më konferenca pasionante për padrejtësitë e shoqërisë amerikane. Tani Michelle u është përkushtuar vetëm ushtarëve dhe familjeve të tyre. Natyrisht që zgjedhja e Karolinës së Veriut nuk është e rastësishme, është vendi ku në vitet 2000 e 2004 Presidenti Bush fitoi zgjedhjet ndaj Al Gore. Sot është një nga vendet ku Obama ka barazuar McCain dhe javët e fundit ka qenë në avantazh. Pacifistja Michelle, që takohet me familjet e ushtarëve, këtë e ka bërë edhe në shtete të tjera të rëndësishme si Virxhinia, Nju Meksiko dhe Pensilvani, kërkon t‘u ndryshojë opinionin njerëzve për pamjen e çiftit të zemëruar zezak Obama, pasi për këta të fundit janë përhapur shumë thashetheme.
Biografia e gazetares së "Washington Post" nuk flet për këtë mutacion të fundit, por për historinë e një vajze, e cila e ka prejardhjen nga një familje skllevërish me origjinë prej Karolinës së Jugut. Katragjyshi i saj, Jim Robinson, punonte si skllav në Friendfield, një plantacion ku kultivohej orizi, por që fatkeqësisht u shkatërrua gjatë luftës civile. Gjyshi i saj u shpërngul drejt Çikagos gjatë emigrimit të madh, ndërkohë i ati, një punëtor kanalesh, u vendos në pjesën jugore të vendit. Gjatë këtyre muajve, historia e familjes Robinson, përpjekja e babait Fraser, që edhe pse ishte i sëmurë me sklerozë, arriti t‘i nxirrte fëmijët nga getoja dhe t‘i shkollonte në Prinston, është treguar me qindra e mijëra herë, por kulmin e saj kjo histori e ka pasur në fjalimet e Michelle në Kongresin e Denverit.
Biografia nuk zbulon ndonjë të pathënë, por tregon shumë gjëra të veçanta për periudhën kur, në verën e vitit 1989, ky çift i ri ambicioz dhe i vendosur u njoh në studion ligjore "Sidley & Austin" të Çikagos. Po të dëgjosh Michelle-n, 27-vjeçari Obama (dy vjet e gjysmë më i ri se ajo, por më i vjetër me punë) vishej në mënyrë skandaloze, kishte një makinë krejt të vjetruar e të dalë boje, por nuk e fshihte kurrë ëndrrën që një ditë do të bëhej udhëheqës i Shtëpisë së Bardhë. Fillimisht ajo e refuzonte dashurinë e tij, por ndryshoi mendim kur e dëgjoi t‘u fliste në një kishë zezakësh një grupi të papunësh dhe Michelle mbeti pa fjalë nga mënyra se si u drejtohej atyre njerëzve. "Foli për botën si është dhe se si duhet të jetë. Tha se shumë shpesh ne pranojmë distancën që ekziston mes të bardhëve e zezakëve, edhe pse kjo gjë tradhton shpresat e ambiciet tona. Fliste me një pasion të jashtëzakonshëm dhe që prej asaj kohe ato fjalë nuk më janë fshirë nga kujtesa". Natyrisht që pas kësaj Michelle vendosi ta pranonte takimin e parë. Pas këtij takimi ishte ajo e para që i kërkoi të martoheshin. Për tre vjet me radhë Barack e refuzoi, duke i shpjeguar se nuk besonte në martesë, se i dukej si ritual i pakuptimtë, deri sa një natë të vitit 1991 e çoi në një nga restorantet më të shtrenjta të Çikagos dhe në vend të darkës i kishte lënë në pjatë unazën e martesës.
Në fakt, të premten mbrëma, një javë më parë, çifti darkoi sërish në një nga restorantet më të shtrenjta të Çikagos, pasi këtë herë Obama do t‘i kërkonte falje: një javë më parë Barack ishte shprehur se pas pak ditësh do të festonin 15-vjetorin e martesës dhe se sekreti i një martese të lumtur e të gjatë është sensi i humorit. Një orë më vonë, Michelle, me një humor të hollë, u tha gazetarëve se kishin plot 16 vjet të martuar.