Vdekja nuk eshte drejtesi
Asnjë ekzekutim nuk është kryer në Evropë që nga 1997. Kjo është Evropa e 47 shteteve që formon Këshillin e Evropës. Kjo nuk është thjesht një shmangie, apo një ndryshim momenti në politikat e shtetit që vrisnin njerëz të cilët ishin fajtorë për krime veçanërisht të urryera, në emër të drejtësisë. Është një arritje e ndërgjegjshme, e fituar përmes viteve të punës së vështirë.
Drejtësi, hakmarrje, dhëmbë për dhëmbë, parandalim! Këto kanë qenë justifikimet e thëna për një kohë të gjatë dhe arsyetimet për të kryer ekzekutime. Dhe, nëse personi i gabuar ekzekutohet "gabimisht"? Një djall i bezdisshëm, por i nevojshëm për të shuar frikën e njerëzve të thjeshtë të bindur ndaj ligjit se ata që janë implikuar në krimet vrasëse duhet të dënohen dhe kështu riafirmohet autoriteti i veshur te shteti? Apo se e mira e shoqërisë është më e rëndësishme se ajo individuale dhe ndonjëherë gabimet ndodhin?
Dënimi me vdekje ka qenë gjithmonë, dhe do të mbetet, një çështje emocionale që vadit pasionet e njerëzve në të gjitha vendet, veçanërisht për shkak të një vrasjeje shokuese apo të një sulmi terrorist.
Po të shkosh përtej emocionit dhe tronditjes së momentit, arsyet e heqjes pasqyrojnë më saktësisht tipin e shoqërive që vendet e Evropës, dhe ato jashtë Evropës që ndajnë vlerat e saj, aspirojnë të krijojnë dhe të mbajnë.
Duke punuar çdo ditë për të promovuar këto vlera nuk është surprizë se Këshilli i Evropës ka qenë në zemër të lëvizjes abolicioniste gjatë 30 viteve të fundit.
Në shtator 2007, Komiteti i Ministrave miratoi "Ditën Evropiane kundër Dënimit me Vdekje" të mbahej më 10 tetor të çdo viti. Ajo përbën një kontribut rajonal në Ditën Botërore të Dënimit me Vdekje, dhe synon vazhdimin e rritjes së ndërgjegjësimit të heqjes së dënimit me vdekje. Që nga 2008-a, Dita do të jetë një iniciativë e përbashkët me Bashkimin Evropian.
Këshilli i Evropës
Si pasojë e shkatërrimit të Luftës së Dytë Botërore, Këshilli i Evropës u krijua të bashkonte Evropën rreth parimeve të përbashkëta të shtetit ligjor, respektit për të drejtat e njeriut dhe demokracisë pluraliste. Ky projekt politik synoi mbrojtjen e një filozofie të përbashkët për tipin e shoqërisë që vendet anëtare donin të krijonin, të forconin dhe të mbronin.
Që nga 1949, Këshilli i Evropës është rritur nga 10 shtete themeluese në 47 shtete anëtare, duke qenë se gjithnjë e më shumë vendet përqafojnë parimet dhe vlerat e Organizatës dhe angazhohen për të mbrojtur më tej këto ideale brenda shoqërive të tyre.
Konventa u miratua në 1950. E drejta për jetën ishte neni i parë substantiv, që pohonte se jeta e gjithsecilit duhej mbrojtur.
Në zemër të makinerisë së Këshillit të Evropës qëndron Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut, që shërben si një ruajtës për të gjithë ata që jetojnë në territorin e Evropës.
Konventa u miratua në 1950. E drejta për jetën ishte neni i parë substantiv, që pohonte se jeta e gjithsecilit duhej mbrojtur me ligj dhe se asnjë njeri nuk duhet të privohej nga jeta, përveçse nëpërmjet një vendimi gjykate, pasi të bindej për një krim që çonte në dënimin me vdekje. Pas tmerreve të Evropës Nazi-Gjermane, Evropa nuk ishte e gatshme të braktiste dënimin me vdekje, siç u dëshmua nga gjyqet e Nurembergut. Megjithatë dënimi me vdekje mbeti në statutet e shumë vendeve evropiane në atë kohë.
Drejt një zone evropiane pa dënim me vdekje
Që nga 1994, një nga kushtet për shtetet e reja për t‘u anëtarësuar në Këshillin e Evropës ka qenë një moratorium i menjëhershëm i ekzekutimeve.
Megjithatë, meqë gjithnjë e më shumë vende evropiane e braktisën përdorimin e dënimit me vdekje si një sanksion, një konsensus filloi të bëhej i njohur pas viteve gjashtëdhjetë se dënimi me vdekje nuk shërbente në shoqëritë e civilizuara të drejtuara nga shteti ligjor dhe respekti për të drejtat e njeriut. Për më tepër ai shkonte kundër të dyja parimeve.
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, e përbërë nga anëtarët e parlamenteve kombëtare nga shtete të ndryshme anëtare dhe përfaqësuese të të gjitha partive politike, inicioi një propozim për të hequr ligjërisht dënimin me vdekje në Evropë.
Rezultati ishte hartimi i Protokollit nr. 6 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, e cila heq dënimin me vdekje pa kushte në kohë paqeje. Protokolli u hap për nënshkrim në 1983.
Duke promovuar miratimin e Protokollit nr. 6, Asambleja Parlamentare ishte e preokupuar ta shihte atë të zbatuar në të gjitha vendet evropiane. Që nga 1994, një nga kushtet për shtetet e reja t‘i bashkoheshin Organizatës ka qenë vendosja e menjëhershme e moratoriumit mbi ekzekutimet me një angazhim për të nënshkruar dhe ratifikuar Protokollin nr. 6 brenda një deri tri viteve.
Dënimi me vdekje vetëm shëmton shoqërinë, duke legjitimizuar më tej vrasjen gjakftohtë si një drejtësi. Është falsitet të thuash se kjo parandalon krimin e dhunshëm.
Në rekomandimin 1246 të 1994-ës, Asambleja Parlamentare e ngriti për herë të parë çështjen e heqjes së dënimit me vdekje edhe në respekt të akteve të kryera në kohë lufte ose të kërcënimit të vazhdueshëm për luftë. Në Konferencën Ministrore mbi të Drejtat e Njeriut, e mbajtur në Romë në nëntor 2000, ministrat e shteteve anëtare të Këshillit të Evropës miratuan një rezolutë ku shprehet mbështetja për një protokoll të ri mbi heqjen e dënimit me vdekje në kohë lufte. Kjo çështje u ngrit së fundmi në Protokollin nr. 13 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, e cila heq dënimin me vdekje në të gjitha rrethanat.
Protokolli u hap për nënshkrim në 2002. Që nga 3 dhjetori 2007 të gjitha shtetet anëtare të Këshillit të Evropës, përveç Federatës Ruse, kanë ratifikuar Protokollin nr. 6 dhe Protokolli nr. 13 është ratifikuar nga 40 shtete anëtare.
Historia e dënimit me vdekje në Evropë ka të bëjë gjithashtu me bashkimin e njerëzve të Evropës rreth një kompleti të përbashkët të vlerave të shoqërisë. Dënimi me vdekje prek instinktin tonë më të fortë: frikën, dhimbjen, hakmarrjen, pasigurinë, nderin, indinjimin.
Me siguri ka pasur qeveri që nuk u ndjenë të forta mjaftueshëm për të hequr dënimin me vdekje, duke e cilësuar opinionin publik si një pengesë. Mjaft interesante është se shpesh në këto vende pak përpjekje u bënë më tej për të shpjeguar racionalen pas heqjes. Përsëri Asambleja Parlamentare, nëpërmjet raporteve të saj dhe rekomandimeve dhe duke organizuar dhe duke marrë pjesë në konferenca arriti të argumentojë heqjen e dënimit me vdekje dhe bëri presion mbi shtetet anëtare të respektojnë angazhimet që ata vetë kanë futur lirisht, në mënyrë që t‘i bashkohen Këshillit të Evropës. Paralelisht me këto evenimente të profilit të lartë, Këshilli i Evropës filloi të sponsorizojë dhe të bashkëpunojë me autoritetet kombëtare dhe OJQ-të për të zhvilluar fushata të ndërgjegjësimit publik mbi heqjen e dënimit me vdekje.
Këto fushata të ndërgjegjësimit publik shkuan përtej predikimit të heqjes si një fund në vetvete, por të fokusoheshin më tej në një dimension edukues. Ne duhet të konsiderojmë së çfarë tip shoqërie ne, fëmijët tanë, dhe nipërit tanë duam të jetojnë. Që dhuna pjell dhunë, kjo nuk mund të kundërshtohet. Dënimi me vdekje vetëm shëmton shoqërinë, duke legjitimizuar më tej vrasjen gjakftohtë si një drejtësi. Është falsitet se kjo parandalon krimin e dhunshëm. Shikoni se çfarë po ndodh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Raportet tregojnë sesa i pandershëm, i padiskriminuar dhe arbitrar është dënimi me vdekje, pa folur madje për kushtet çnjerëzorë të "rreshtit të vdekjes".
Heqja e dënimit me vdekje është një hap politik kurajoz për t‘u ndërmarrë nga politikanët, por është edhe një nga ato vlera themelore të shoqërisë, ku udhëheqësit politikë duhet të drejtojnë dhe jo të drejtohen nga anketa më e fundit publike. Kjo nuk do të thotë injorimi i shqetësimeve të publikut, por të jesh mjaftueshmërisht i guximshëm të pranosh që dënimi me vdekje nuk është një zgjidhje për të reduktuar krimin, përmirësimin e moralit të publikut apo dhënien e drejtësisë. Dënimi kapital, si tortura, thjesht është gabim.
Për këtë arsye, Këshilli i Evropës, ka inkurajuar dhe mbështetur vendet në Evropë, për ta bërë të njohur argumentin mbi heqjen e dënimit me vdekje si politikisht, ashtu edhe nëpërmjet ekspertizës teknike.
Heqja e dënimit me vdekje në Shqipëri, Federatën Ruse dhe Ukrainë, nuk ka çuar në kryengritje popullore, por përkundrazi i ka detyruar qeveritë përkatëse të përdorin një gamë më të gjerë të politikave të masave penale, përfshirë këtu edhe përmirësimin e trajnimeve profesionale për personelin e forcave të rendit dhe gjyqësorit, si edhe zhvillimin e lidhjeve më të mira ndërmjet komunitetit dhe policisë me qëllim parandalimin e krimit.
Historia e heqjes së dënimit me vdekje në Evropë luan rol gjithashtu për të mbledhur popujt e Evropës rreth një pakete vlerash sociale të përbashkëta. Këto vlera janë mishëruar në Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, si edhe në një sërë traktatesh të tjera ligjore të hartuara nga Këshilli i Evropës.