E Shtunë, 31 Tetor 2026

Debatik Curri, ende në dilemë për të ardhmen

Mbetet mister e ardhmja e mbrojtësit të Kombëtares
shqiptare, Debatik Curri, dhe të skuadrës ukrainase,
Vorskla Poltava. Edhe pse gjithçka duket se është në dorën
e tij, ai nguron të marrë një vendim përfundimtar. Për
momentin është në qendër të vëmendjes së disa klubeve
europiane, të cilat janë të interesuara për ta marrë në gjirin
e skuadrave të tyre. Ndërkohë është vetë Curri ai që kërkon
më shumë kohë për të vendosur, pasi më parë i duhet të
shqyrtojë të gjitha ofertat. "Vorskla është e interesuar të
më mbajë në ekip. Por ende nuk kam vendosur, sepse
jam në pritje të një përmirësimi të kushteve të ofertës së
skuadrës ukrainase, u shpreh Curri për të përditshmen
kosovare ‘Express‘. Kam oferta edhe nga klube të tjera,
dhe të gjitha ato oferta do t‘i shqyrtoj. Nëse kërkohesh nga
një klub i madh dhe të ofron kushte të mira, nuk mund t‘i
thuash jo", përfundoi Curri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›