Berat, shitja e produkteve ushqimore pranë Urës e Goricës, në kushte skandaloze
Tregu në Urës e Goricës që bëhet çdo të shtunë në qytetin e Beratit ka mbetur një shqetësim për qytetarët dhe tregtarët që shesin në këtë treg. Mossistemimi i tij krijon problem për tregtarët që detyrohen ti shesin mallrat kryesisht ushqimore në mes të pluhurit. Të ardhur nga fshatrat përreth, tregtarët shprehen me indinjatë se duhet të merren masa për sistemimin e tij në një zonë ku mos të qarkullojnë automjete.
Për arsye të cilësisë dhe çmimeve të arsyeshme shumë konsumatorë preferojnë në blejnë në këtë treg, por janë të frikësuar për shkak të ndotjes dhe prishjes së tyre nga pluhuri dhe temperaturat gjatë kësaj periudhe. Edhe pse banorët e lagjes Goricë ku është vendosur ky treg prej vitesh, thonë se mallrat vijnë të freskët dhe ndaj si mundësi për të blerë këto mallra ngrihen herët që ti marrin pa iu rënë dielli de pa marrë pluhurin e rrugës që krijohet nga automjetet që kalojnë mes për mes tregut. Ndërsa pjesa më e madhe e qytetarëve, për shkak të shitjes së tyre në rrugë shmangin blerjet e produkteve si djathë, fruta dhe perime në këtë treg. Tregtarët ankohen për rënien e shitjeve duke thënë se kjo vjen si pasojë e tregtimit të mallrave të tyre në segmentin rrugor që lidh fshatrat me qytetin e Beratit. Edhe pse paguajnë taksën ndaj bashkisë, të irrituar tregtarët kërkojnë që të ketë sistemim të këtij tregu, për ti shitur mallrat e tyre në një ambient me kushte normale.