E Shtunë, 31 Tetor 2026

Duro pranon në parim ofertën e AEL Limasol

Klodian Duro është fare pranë transferimit tek AEL
Limasol. Mesfushori i Kombëtares shqiptare dhe
klubi që u rendit në vendin e katërt në Divizionin e Parë
qipriot kanë gjetur marrëveshjen parimore dhe tashmë
mungon fi rma në kontratë. Kjo konfi rmohet edhe nga një
fakt mjaft interesant: AC Omonia Nikosia, skuadra ku Duro
ka luajtur gjatë sezonit të kaluar në ishullin e Afërditës, e
ka hequr emrin e 31-vjeçarit nga lojtarët që janë pjesë e
skuadrës. Lojtari i ka kërkuar disa ditë kohë drejtuesve të
AEL-it përpara se të marrë vendimin përfundimtar. Gjatë
kësaj periudhe ai ka qenë i angazhuar me Kombëtaren,
ndërsa të enjten i dha fund beqarisë. Duro shihet si një
investim mjaft i mirë nga pesë herë kampionët e Qipros,
të cilët kërkojnë të rikthehen te suksesi që mungon prej 41
vjetësh: për herë të fundit ata e kanë fi tuar titullin në vitin
e largët 1968. Kuqeziu vlerësohet jo vetëm për kualitetin
e lartë teknik, por edhe sepse kërkesa fi nanciare nuk e
rëndon buxhetin e klubit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›