E Diel, 1 Nëntor 2026

Debatiku po trajtohet, nuk është në gjendje kome

(E plotësuar) Familjarët e Debatikut kanë hedhur poshtë lajmin se djali tyre është në gjendje kome. Ata thanë për Indeksonline se Debatiku është duke u trajtuar nga sëmundja në Turqi.

“Jemi shqetësuar kur dëgjuam lajmin se Debatiku është në gjendje kome. Realisht ai është duke u trajtuar në Turqi, dhe nuk ndodhët në gjendje kome. Ne i falënderojmë të gjithë donatorët”, tha një i afër i Debatikut.
...........................

Debatik Shala është vetëm një djalosh 12 vjeçar i cili ka nevojë për ndihmën tuaj. Dabatiku është i diagnostifikuar me Dg, Leucemia acuta lymmphoblastica high risk, me ç’rast i nevojitet transplantimi i palcës kurizore që kushton 200.000 euro.

Tikut tashmë i duhen edhe 150.000 euro për ta paguar shërimin, shumë kjo që është e papërballueshme për familjen e tij. Së fundmi janë organizuar disa evenimente bamirësie për të mbledhur fonde të mjaftueshme për ta ndihmuar vogëlushin, mirëpo sot familja e tij ka konfirmuar që ai ka rënë në gjendje kome.

Bëhet apel që të gjithë ata që kanë mundësi për ta ndihmuar mund të kontaktojnë babain e Debatikut , Xhavit Shalën, në numrin kontaktues 044962773, në gjirollogarinë e Raiffeisen Bank: 1506011001728818 ose mund të dërgoni sms në Vala në numrin 55244.

Është knaqësi e madhe të shpëtohet një jetë, pjesëmarrja juaj ndihmon një jetë.
Ta hapim zemrën të gjithë, ti ndihmojmë Debatikut ti rikthehet buzëqeshja./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›