E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbahet takim i dytë me një grup të interesuarish për ta reformuar UP-në

Në Universitetin e Prishtinës’’Hasan Prishtina’’ për herë të dytë u mbajt takim pune me një grup të palëve të interesuara, ku për qëllim ka reformimin e UP-në.

Hapjen e këtij takimi e bëri rektori i UP-së, Ibrahim Gashi, ku falënderoi dy këshilltarët amerikan të cilët po ndihmojnë zyrën e rektorit në reformimin e Universitetit të Prishtinës,

Rektori Gashi gjithashtu falënderoi edhe pjesëmarrësit e tjerë nga institucionet publike, mediat, organizatatat qeveritare, profesorë dhe studentët të cilët janë pjesë e këtij grupi punues.

Rektori Gashi theksoi se takimi i sotit është më praktik, për më shumë mundësi dhe kontribut konkret për të vlerësuar gjendjen në Universitetin e Prishtinës.

Këshilltarët e informuan grupin e palëve të interesuara për ekspertin nga SHBA-ja, Rob Hamill, i cili do të mbledhë informacione për gjendjen e UP-së nga grupe të ndryshme e sidomos nga studentët. Këshilltarët e prezantuan modelin e vlerësimit për gjendjen e UP-së në fusha të ndryshme sic janë udhëheqësia dhe manaxhimi, qeverisja, ralizimi I misionit, strategjia, burimet njerëzore, menaxhimi financiar, adminsitrata dhe operimet, njerëzit, teknologjia informative, marëdhëniet e jashtme, monitorimi dhe vlerësimi. Të gjitha këto fusha do të vlerësohen përmes parametrave të caktuara sipas përvojave me të dëshmuara në universitete në mbarë botën. Në përputhje me këtë vlerësimi grupi do të dalë me rekomandime për ta përmirëisuar situatën./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›