E Diel, 1 Nëntor 2026

Për 13 vjet “certifikatën” e prishtinasit e morën 90 mijë “të huaj”

Gara për Prishtinën, ka filluar t’i shtyjë në veprime partitë politike edhe pse ende mungon data se kur do të mbahen zgjedhjet e sivjetshme lokale. Më herët është folur për strategjinë e PDK-së që ka për Prishtinën, ku njëra ndër to është thënë se ka të bëjë me regjistrimin e qytetarëve të Skenderajt apo Drenasit, në kryeqytet, transmeton KTV. E që nga viti 2000 e deri më sot, janë rreth 90 mijë, qytetarë që kanë lindur diku tjetër, e që janë bërë banorë të Prishtinës. Kryeshefi ekzekutiv i Agjencisë së Regjistrimit Civil, Abedin Mehmeti, ka thënë se një personi nuk i duhen më shumë se një javë për ta ndërruar vendbanimin dhe për të pasur të drejtë vote në qytetin e ri, transmeton KTV.

Mirëpo, një mundësi të tillë e hedh poshtë në mënyrë kategorike, Lirak Çelaj, udhëheqës i kabinetit për qeverisje të mirë për Prishtinën, i cili u zyrtarizua së fundi. Madje, Çelaj, zërat e tillë i quan propagandë politike të LDK-së. Ndërkohë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka kohë që ka emëruar Besnik Tahirin kandidat për kryetar të Prishtinës.

Derisa, LDK-ja përveç bindjeve që kanë se askush nuk të mund t’ua marrë pushtetin në kryeqytet, ende nuk kanë dhënë asnjë emër kush do të jetë kandidatë i tyre për Prishtinën./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›