E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dëbimi i romëve, Kushner: Kam menduar të jap dorëheqjen

Paris, 30 gusht, NOA - Ministri i Jashtëm i Francës, Bernard Kushner tha se ka menduar të japë dorëheqje për shkak të vendimit të presidentit Nikolas Sarkozi për deportimin e romëve , transmeton agjencia e lajmeve AFP.

Kushner, ish socialist dhe aktivist i njohur humanitar, i cili u rekrutua në qeverinë e djathtë të presidentit Sarkozi në vitin 2007, tha se vendimin e ka pranuar shumë rëndë, por ka vendosur të mbesë në qeveri për ta luftuar atë.

Nuk jam i lumtur me atë që ndodhi. Kam punuar me romët 25 vjet. Nuk jam i lumtur për këtë polemikë, tha Kushner.

Ai është një nga themeluesit e organizatës Mjekët pa Kufij.

NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›