E Diel, 1 Nëntor 2026

Sllovaki, 50 vjeçari qëllon me armë zjarri: 6 të vrarë dhe 19 të plagosur

Bratislavë, 30 Gusht, NOA- Gjashtë vetë u vranë dhe 19 të tjerë u plagosën sot me armë zjarri nga një 50 vjeçar në një lagje të kryeqytetit sllovak Bratislavë. Viktimat ishin katër gra dhe dy burra, ka deklaruar kreu i policisë sllovake në një konferencë shtypi.

Ngjarja ndodhi në lagjen Devinska Nova Ves, në anën veri-perëndimore të Bratislavës. Sipas disa dëshmitarëve okularë burri përveç automatikut kishte gjithashtu në zotërim dhe një armë gjahu, dhe dukej i dehur e i droguar.

Viktimat janë një familje rome. Burri ka qëlluar nga dritarja e një banese afër një çerdhe, në lagjen Devinska Nova Ves. Pasi ka vrarë katër gra dhe dy burra nga familja rome, agresori ka filluar të qëllojë në rrugë. Burri ka kryer më pas vetëvrasje i rrethuar nga forcat e policisë.

Ekipet e shpëtimit kanë konfirmuar se në mesin e të plagosurve, ka edhe një fëmijë prej pesë vjeç si dhe disa policë. Motivi mbetet i panjohur.

a.e./NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›