E Shtunë, 31 Tetor 2026

Francë, gruaja përdhunohet nga pesë vajza për rivalitet dashurie

Francë, 31 Gusht, NOA- Pesë vajza të reja franceze, katër prej tyre të mitura, janë akuzuar për përdhunimin e një 29 vjeçare në Lille, në veri të Francës. Ngjarja ka ndodhur si shkak i një rivaliteti dashurie. Ka qenë më e madhja prej vajzave agresore, 27 vjeçarja (e cila pretendon që viktima i ka vjedhur të fejuarin) që ka organizuar sulmin ndaj 29 vjeçares.

Për disa orë 29 vjeçarja është sulmuar, torturuar dhe përdhunuar më pas me një objekt, ndërsa banesa ishte kthyer si të ishte objekt i një plaçkitje të vërtetë.

I vetmi që i ka shpëtuar këtij sulmi ndëshkues ka qenë fëmija e gruas së dhunuar, qe sapo kishte mbushur 2 vjeç dhe që ndodhej në banesë kur ndodhi ngjarja. Dy nga vajzat, 27 vjeçarja dhe një tjetër janë në paraburgim në pritje të procesit gjyqësor, ndërsa tre të tjerat janë liruar me kusht.

Akuza që rëndon mbi to sipas burimeve gjygjësore është përdhunim kolektiv, rrëmbim dhe dhunim rëndues.

a.e./NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›