E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpërthen Putin: Protestuesit do të goditen me hekur në kokë

Moskë, 30 gusht, NOA - Kryeministri i Rusisë, Vladimir Putin, ka paralajmëruar protestuesit e opozitës se policia do përdorë forcën që të shpërndajë demonstratat e pa lejuara.

Në një intervistë të publikuar sot në të përditshmën ruse, Komersant, Putin ka thënë se protestuesit që nuk e marrin lejen nga autoritetet lokale për demonstrata, do të marrin një goditje me shufër në kokë.

Autoritetet ruse rregullisht përdorin forcën që të shpërndajnë protestuesit anti-qeveritare në Moskë, dhe pse opozita ruse është e dobët dhe protestat e saj nuk tërheqin shumë njerëz.

Aktivistët insistojnë se e drejta për organizime të tilla garantohet me kushtetutën ruse.

NOA/RFE

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›