Gedafi në Romë: Islami duhet të bëhet feja e gjithë Europës

Romë, 30 gusht, NOA Ka befasuar jo vetëm me çadrën beduine që ka ngritur në Ambasadën e Libisë në Romë, jo vetëm me numrin e vajzave që thirri për tu dhënë leksione mbi Kuranin, por edhe me deklaratat e tij. Islami duhet të bëhet feja e gjithë Europës ka thënë dje në Itali, lideri i Libisë Muamar Gedafi.
Deklarata e tij ka shkaktuar reagimin e opinionit italian, ndërsa priten reagime dhe nga vendet e BE.
Gedafi do të takohet sot me kryeministrin italian, Silvio Berluskoni, në Romë.
Në një takim që zhvilloi me disa vajza, të thirrura për të dëgjuar liderin e Libisë teksa fliste për kuranin, dy prej tyre u konvertuan në myslimane.
a.k/NOA