Debitorët Familjar dhe bizneset 80 mln lekë në UKGJ

Ky vit e gjen ndërmarjen e ujësjellës- kanalizimeve në Gjirokastër me minus 80 miljonë lekë .Kjo për shkak të mos shlyerjes së detyrimeve për pagesën e shërbimit të ujësjellësit nga një numër i konsiderueshëm abonentësh.Numrin më të lartë të debitorëve e zënë abonentët familjarë e më pas bizneset.Drejtori i kësajë ndërmarje Gentjan Llogo thotë se :
“Kemi nje borxh rreth 80 miljonë lekë nga abonentët .Numrin më të lartë e zënë abonentët familjarë dhe më pas bizneset.Gjatë kësajë kohe kemi bërë sensibilizimin e banorëve për shlyerjen e pagesave .Ju bëjmë thirje të gjithë atyre që skanë mundësi ti shlyejn menjeherë detyrimet të lidhin aktmarveshje për ti paguar me këste, në të kundërt do të penalizohen duke mos u furnizuar me ujë” .
Përfaqësues të kësajë ndërmarjeje bëjnë më dije se një pjesë e këtyre pagesave do të shkojnë për mirëmbajtjen e rrjetit të ujësjellësit.