E Enjte, 5 Nëntor 2026

Përmet, “Dixhitalizo një nxënës” nisma e re në mbështetje të mësimit online

Nisma “Dixhitalizo një nxënës” është ideja më e re, e mbështetur nga bashkia e Përmetit , e cila synon që përmes solidaritetit të ndihmojë nxënësit për të pasur mjetet e duhura për të ndjekur mësimin në platformat dixhitale.   Në këtë periudhë të vështirë pandemie, kur mësimi në shkolla zhvillohet i alternuar edhe online, Parlamenti Rinor ka filluar një ide interesante për t’u ardhur në ndihmë të gjithë nxënësve.   Kryetarja e bashkisë, Alma Hoxha, duke ofruar ndihmën e bashkisë për mbështetjen e kësaj nisme të ideuar nga Parlamenti Rinor, tha se në buxhetin e vitit 2021 është planifikuar blerja e disa pajisjeve dixhitale, të cilat do t’u vijë në ndihmë për mësimin online nxënësve në nevojë.   Bashkia e Përmetit fton këdo që ka mundësi t’i bashkohet nismës, që të bëhet pjesë e një akti solidariteti në këto kohë të vështira edhe për fëmijët, të cilët u duhet ta zhvillojnë mësimin online për shkak të pandemisë./Atsh/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›