E Shtunë, 31 Tetor 2026

Debitoret e ATK-se ne dore te Permbarimit dhe ZRPP-se

Feti Zeneli*
Agjencia e Trajtimit te Kredive e ka filluar vitin 2010 me 12 717 dosje debitoresh te mbetura per t'u trajtuar, nga 18 969 dosje te transferuara ne kete institucion, kohe pas kohe, duke filluar qe nga vitit 1998, kur ai u krijua per te trajtuar dosjet e huamarresve te grumbulluara nga procesi kredidhenes i ish bankave shteterore te nivelit te dyte dhe INSIG sh.a., ne periudhen 1992-1997. Pra, sipas nje veprimi te thjeshte aritmetikor, pas afro 12 vitesh veprimtari te ketij institucioni, i bie qe te jene ende ne trajtim rreth 67 per qind e dosjeve te transferuara ne Agjencine e Trajtimit te Kredive, pas falimentimit te BTA-se ne vitin 1998 dhe privatizimit te BKT-se e BK-se ne vitet 2000-2002. Nga totali gjithsej i dosjeve te transferuara, 32 prej tyre i perkasin kredidhenies me objekt: "investime ne banesa", te kryera ne INSIG sh.a.
Per dosjet e mbetura per t'u trajtuar ende ne ATK, nese do t'i referoheshim ritmit te deritanishem te punes ne kete drejtim, do te duheshin afro 20 vite te tjera kohe ne dispozicion. Ato permbajne nje detyrim total prej 22 miliarde leke ose rreth 240 milione dollare, nga te cilat 47 per qind e kesaj shume i takon principalit; dhe pjesa tjeter eshte interesa, gjoba dhe kamatevonesa. Shifra te tilla te dhenash, pervec te tjerash, tregojne se, zvarritja e shlyerjes ne kohe te detyrimit i ka penalizuar e vazhdon t'i penalizoje gjithnje e me shume debitoret, duke ua dyfishuar kete shume ne krahasim me masen e kredise qe marre nga bankat. Madje ka midis tyre nga ato lloj detyrimesh, ne te cilat shuma e interesave, gjobave dhe kamatevonesave eshte 3-4 here me e larte se sa principali. Ky problem ka ndodhur kryesisht me ata debitore, te cilet jane lene pa u derguar ne gjykate per nxjerrjen e urdhrit te ekzekutimit dhe kalimin e tyre ne zyren e sherbimit Permbarimor per ekzekutim te detyrueshem. Megjithate kjo mangesi e punes organizuese e drejtuese eshte zgjidhur gjate dy viteve te fundit, duke arritur qe te vihen nen trajtim ligjor 11 875 debitore ose 93,4 per qind e te gjithe debitoreve te mbetur ende per t'u trajtuar ne fillim te ketij viti. Nga keta debitore, 10 070 prej tyre u ka dale urdhri i ekzekutimit dhe 5 703 nga ky grupi,m po trajtohen nepermjet zyrave te sherbimit Permbarimor.
Faktet e mesiperme tregojne se, ne nje menyre ose ne tjetren, Agjencia e Trajtimit te Kredive e ka permbushur detyrimin e saj, ndonese me pak vonese, duke i futur nen trajtim ligjor gati te gjithe debitoret e mbetur per trajtim ende ne kete institucion. Pra pasi kesaj, "topi" i arketimit te ketyre detyrimeve, qe individe apo subjekte te caktuara kane ndaj shtetit, eshte ne fushen e sherbimit Permbarimor, pse jo dhe te zyrave te Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme apo te gjithe institucioneve te tjera qe administrojne prona, pasuri dhe sherbime te ndryshme ndaj qytetareve. Madje ne nenin 10, te ligjit organik te ATK-se percaktohet edhe detyrimi ligjor per lidhjen e marreveshjeve te bashkepunimit midis ketyre institucioneve, per te mundesuar arketimin me cdo kusht te detyrimeve debitore ndaj shtetit. Por ky detyrim ligjor i institucioneve ne fjale asnjehere nuk eshte kuptuar prej tyre si nje obligim i vecante ndaj ATK-se, si institucion shteteror. Per rrjedhoje, Agjencia e Trajtimit te Kredive eshte trajtuar njelloj si cdo kreditor tjeter, madje ndonjehere me nenvleftesim e percmim duke thirrur me indinjate: "akoma vazhdon kjo Agjenci?!..." Ndaj efektiviteti i ketij bashkepunimi, deri tani, eshte teper i ulet; aq sa ne nje vit nuk arketohet me shume se 2 per qind e detyrimit gjithsej te mbetur per t'u trajtuar ne ATK. Pas kesaj, gjithsekush e ka te lehte te beje llogaritjen e kohes fizike qe duhet per te arketuar nje detyrim total prej 240 milione dollare, qe figuron si celje llogarie ne 1 janar 2010.
Megjithese gjate muajve te fundit e kemi permiresuar ndjeshem klimen e bashkepunimit me sherbimin Permbarimor, perseri rezultatet e pritshme mungojne, ndonese ATK-ja, ne pergjithesi, e ka kryer e po e kryen me perkushtim detyren qe i njeh ligji ne kete drejtim. Keshtu qe eshte ne pritje te punes ekzekutive te sherbimit Permbarimor dhe institucioneve te tjera te ngarkuar me ligj per arketimin e detyrimeve te mbetura debitore. Megjithate strukturat perkatese te ATK-se vazhdojne te jene te angazhuara dhe ne kontakt te panderprere me debitoret dhe institucionet bashkepunuese per rifreskimin e plotesimin e informacionit qe kerkon permbushja maksimale e detyres. Ne fund te fundit, vetem punonjesit dhe strukturat drejtuese te ATK-se e ndjejne realisht pergjegjesine e mosrealizimit te detyrave te caktuara, deri ne ate shkalle sa qe edhe paga apo qendrimi ne pune i tyre eshte i lidhur me masen e arketimeve te kryera. Por keto sanksione do te ishin te justifikueshme ne nje situate tjeter, kur ne procesin e trajtimit te ketyre detyrimeve te vazhdonte te kishte ende ndikim versioni i ofrimit vullnetar te debitoreve, gje qe nuk ekziston prej kohesh. Sidoqofte punonjesit e ATK-se vazhdojne kontaktet me debitoret, pavaresisht reagimit te tyre arrogant, fyes e shperfilles. "C'eshte ky Feti Zeneli qe na kerkon kredite e harruara?", thote nje "bos", duke u hakerruar se do shfrytezoje lidhjet e tij me qeveritare te caktuar per t'u hakmarre!?... "Shkoni merrni shtepine ne fshat", thote nje tjeter "i forte", i cili ka nje firme te fuqishme ndertimi. Dikush shetit me "ML" e te keput "peseqind te shara" po e more ne telefon t'i kujtosh detyrimin qe ka, sic ka shume te tjere qe i kane fshehur pasurite, duke i regjistruar ne emer te familjareve te tyre e keshtu me radhe. Ndersa sherbimi Permbarimor dhe bashke me te edhe zyrat e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme "ngrene duart larte" per kete kategori debitoresh, qe perfaqesojne jo pak po gati 50 per qind te debitoreve gjithsej, dhe deklarojne pa pike pergjegjesie se: "s'kemi c't'iu bejme!... "s'kane pasuri!...", sikur te gjithe ata te jetonin ne cadra, duke i motivuar pa dashur keta debitore super te keqij, te na fyejne e denigrojne jo vetem ne, por te marrin neper kembe nje shtet te tere, qe s'arrijne t'ju marre me ligj paret qe ju ka dhene per t'i nxjerre nga prapambetja ekonomike ne fillim te viteve '90. Dhe shteti ne kete rast perfaqesohet nga sherbimi Permbarimor dhe zyrat e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme, te cilat duhet te shohin me me pergjegjesi rolin e vet ne kete proces te rendesishem te arketimit te detyrimeve debitore, qe natyrisht nuk eshte i lehte, por me mjaft ndikimin ne mbarevajtjen e procesit te kredidhenies bankare dhe respektimin e te drejtave kreditore ne pergjithesi.
Kjo situate nuk mund te shtyhet me tej sipas parimit: "terhiq e mos keput". Sherbimi Permbarimor, zyrat e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme dhe institucionet e tjera bashkepunuese ne kete proces duhet te kene per nje detyre te tille fisnike po te njejtin vleresim qe ka dhe Agjencia e Trajtimit te Kredive, pse jo dhe te njejten pergjegjesi ne rast te mosrealizimit te detyrave te caktuara. Nese ne kete rast eshte bere pengese mungesa e azhornimit ligjor ne perputhje me realitetin e krijuar, kjo gje eshte me se e zgjidhshme, duke inicuar ndryshime apo nxjerrje aktesh te reja ligjore e nenligjore. Dhe nese nuk mungon perkushtimi dhe profesionalizmi ne pune, pas ketij momenti nuk ka me justifikim per situaten qe eshte krijuar. Nje i huaj do te shprehte habi po t'i thoshe qe, "gati 94 per qind e dosjeve te ATK-se jane ne trajtim ligjor" dhe buxheti i shtetit nuk arrin te arketoj as 2 per qind ne vit te detyrimit qe debitoret apo shtetasit i kane shtetit te tyre per t'ia kthyer, prej kaq vitesh. Shume nga keta "bose" qe na bejne karshillek dhe na tundin para syve lloj-lloj kercenimesh, i njohin shume mire keto eksperienca, pasi nje pjese e mire e tyre kane qene, jo vetem per pune po edhe per pushime ne Perendim. Dhe shteti (nenkupto Permbarimin, ZRPP-n dhe institucione te tjera) po te doje " e ze lepurin me qerre" edhe ne Shqiperi, nderkohe qe debitoret jane "lepuj te penguar" qe nuk mund te vrapojne si gjithe te tjeret. Ata vazhdimisht jane ne kerkim te sherbimeve nga shteti, nje pjese e te cilave jane sherbime jetesore e te domosdoshme, te cilat nuk ka pse t'u ofrohen atyre qytetareve qe jane debitore dhe nuk ofrohen per te likujduar detyrimin qe kane ndaj ATK-se. Dhe sic dihet, grupi i debitoreve te ATK-se perbehet nga qytetare qe kane kerkesa te ndryshme per sherbime shteterore; disa kerkojne te levizin jashte shtetit, nje pjese duan vertetime, certifikata e licenca te ndryshme nga zyrat e shtetit e keshtu me radhe. Ne keto kushte, pengimi, per te mos ua ofruar keto sherbime atyre pa shlyer me pare detyrimet debitore ndaj ATK-se, do t'i vinte te gjithe ne radhe per te arketuar prane bankave, si dikur per te marre qumesht. Trajtim ligjor pa masa te tilla shtrenguese nuk ka. Shtetin shqiptar, me shume se sa shumat e ketyre detyrimeve, duhet ta shqetesoje autoriteti i ulet ligjor perballe mashtruesish dhe abuzantesh te pafre, te cilet ndodhen me shumice ne grupin e debitoreve te ATK-se.
Por deri tani, shtrengesat ligjore jane pare vetem si ndryshime te akteve ligjore dhe nenligjore mbi bazen e te cilave funksionon ATK-ja. Por Agjencia e Trajtimit te Kredive ne vetvete nuk ka ndonje "Task Force" qe te mund ta coje deri ne fund ekzekutimin e nisur. Shpesh gjate takimeve qe kemi patur me drejtues apo perfaqesues te institucioneve te tjera bashkepunuese na ka rezultuar qe ata nuk kane fare dijeni per ndryshimet ligjore apo nenligjore te ATK-se, megjithese ne pergjithesi ato kane qene te natyres se faljeve te plote apo pjesore per interesa, gjoba dhe kamatevonesa. Po nese sherbimi Permbarimor i ka me solide dhe me koncize aktet ligjore e nenligjore me te cilat vepron, zyrat e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme kane mjaft problem ne kete drejtim. Ne nje pergjigje zyrtare qe na vjen nga ky institucion, keto ditet e fundit, thuhet se gati te gjitha pasurite me barre per ATK-ne jane te kufizuara apo te ngrira per dhenie dokument pronesie, ne pritje te plotesimit te dokument ligjor te regjistrimit, per shkak te mungeses se marredhenieve me truallin, dokumentacionit ligjor te ndertimit, vendimeve gjyqesore per vertetim fakti, etj. Ky dokumentacion kerkohet per pasurite e paluajtshme te ndertuara apo fituara me privatizim, para 1997-es, kohe kur jane dhene te gjitha kredite qe trajton aktualisht ATK-ja. Pra ne nje fare menyre ZQRPP, me keto kerkesa, ka bllokuar pa dashje, veprimtarine ekzekutive te zyrave Permbarimore per dosjet e ATK-se. Natyrisht ne nuk kerkojme qe ZQRPP te ndryshoje gjithe praktiken ligjore per ATK-ne, por jane te gjithe mundesite qe ajo te zhbllokoje punen tone duke dhene, per kolateralet e ATK-se dokumentacionin e pronesise, sipas situates qe ka cdo objekt, me shenimin, "i vlefshem per ATK-ne", ne menyre qe "topi" i dosjeve te debitoreve tane te mos percillet nga nje zyre ne tjetren, pa asnje rezultat.
Momentalisht, debitoret e ATK-se kane humbur nje rast te art per likuidimin e detyrimeve te tyre, deri ne fund te muajit dhjetor 2009, kur u faleshin te gjithe interesat, gjobat dhe kamatevonesat, duke u detyruar te shlyenin vetem principalin, pavaresisht nga shuma e mbetur e tij. Megjithate edhe periudha janar-qershor e ketij viti permban favore jo te vogla per debitoret, te cilet pervec principalit paguajne edhe 20-25 per qind te interesave, gjobave dhe kamatevonesave, nje shifer qe pas qershorit te ketij viti shkon ne 35-40 per qind, duke e renduar edhe me shume detyrimin dhe poziten e tyre para ligjit.
* Drejtor i Pergjithshem i Agjencise se Trajtimit te Kredive

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›