E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministri i Jashtem komenton Konferencen e Londres per Afganistanin

Ministri i Jashtem, Ilir Meta, pas kthimit nga Konferenca e Londres per Afganistanin, duke folur dje per pjesemarrjen e tij tha se u moren angazhime shume te rendesishme per te mbeshtetur rritjen e forcave te sigurise per shtetin afgan dhe njekohesisht edhe per te permiresuar administrimin e drejtimit te vendit. "Natyrisht qe edhe angazhimet e Shqiperise kane qene qe ne fillim mjaft aktive, dhe sikurse ju e dini, pas publikimit te strategjise se re te Presidentit amerikan Obama, edhe Shqiperia ka marre angazhimet e saj shtese per te ardhmen, si ne drejtim te rritjes se prezences se trupave ushtarake, ashtu edhe per sa i takon kontributit te saj qe ka te beje edhe me aspektin tjeter te rindertimit te vendit, duke u angazhuar per rindertimin e shkollave apo ne drejtim te mjekesise, me dergimin atje te nje personeli mjekesor prej 20 vjetesh", tha Meta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›