Meta me bazen ne Kruje: Vendi ka nevoje per nje LSI te forte
Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta, zhvilloi pasditen e djeshme takime me bazen ne Kruje, nga ku deklaroi se partia eshte drejt rikonstrukturimit. Pas nenshkrimit te marreveshjes midis dy partive, LSI-PD, lideri Meta ndermori pak kohe me pas nje tur ne te gjithe Shqiperine per t'iu sqaruar bazes se pse u mor vendimi per te qeverisur sebashku me demokratet. Te njejten gje, kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim e ka bere edhe ne ndalesen e tij te radhes, ne Kruje, nga theksoi se vendi ka nevoje per nje LSI te forte. Ne kete takim, Meta takoi edhe 150 anetaret e rinj te shtuar te sefundmi ne degen e partise qe ai drejton, nga ku edhe ftoi kedo qe deshiron te jete pjese e jetes politike te partise qe te behet pjese e saj.