Biberaj, thirrje Rames dhe Berishes per dialog
Ish zevendespresidenti i Asamblese Parlamentare te Keshillit te Evropes, Aleksander Biberaj, mbeshtet Presidentin Bamir Topi ne perpjekje te rikthimit te dialogut politik dhe gjetjen e zgjidhjeve per krizen politike. Duke vleresuar rezoluten e Asamblese Parlamentare te Keshillit te Evropes per Shqiperine, si nje dokument profesionist dhe te ekuilibruar, Biberaj i beri dje thirrje lidereve te maxhorances dhe opozites te ngrihen mbi interesat personale politike dhe te marrin pergjegjesite e tyre perpara kombit. "Ata duhet te vendosin interesin e Shqiperise dhe shqiptareve mbi gjithcka, dhe ne zbatim edhe te Rezolutes se Asamblese Parlamentare te KE-se, te fillojne sa me shpejt negociatat ne tryezen institucionale dhe kushtetuese te Presidentit te Republikes, me qellim zgjidhjen sa me shpejte te krizes politike dhe vazhdimin e reformave per liberalizimin e vizave dhe integrimin e vendit ne Bashkimin Evropian", tha Biberaj. Sipas tij, mungesa e dialogut dhe bashkepunimit politik, si dhe bojkoti institucional, po demton rende imazhin e vendit dhe funksionimin e institucioneve demokratike ne vend, si dhe po rrezikon seriozisht ngadalesimin e reformave dhe procesin e integrimit te vendit ne Bashkimin Evropian. Vazhdimi i metejshem i krizes politike, sipas demokratit, mund te rendoje edhe me teper krizen ekonomike, sikurse mund te nxise, apo edhe te gjeneroje kriza te tjera te karakterit social dhe shoqeror. "Shqiptaret, te lodhur tashme nga nje tranzicion 20 vjecar tejet i veshtire, me kriza politike qe perseriten ne menyre ciklike, kerkojne dhe presin nga klasa politike shqiptare marrjen e te gjitha pergjegjesive me qellim kapercimin e situates se krizes", theksoi ai.