Presidenti Topi, mbeshtetje nga BE per rolin e negociatorit
Presidenti Bamir Topi, mbeshtetet fuqishem nga faktori nderkombetar, qe te jete ne rolin e negociatorit per uljen ne dialog partite politike. Nje mbeshtetje e tille u percaktua edhe ne rezoluten e Asamblese Parlamentare te Keshillit te Evropes, ku kreu i shtetit duke qene mbi palet, eshte nje nder faktoret qe mund te ule ne bisedime dy lideret e PD dhe PS. Parimisht qe kreu i shtetit te therrase ne tryeze dy lideret politike, kryeministrit Sali Berisha dhe kreun e opozites, Edi Rama eshte pranuar dhe nga keta dy te fundit. Por mosperputhjet e thella mes dy kampeve per procesin e hetimit te zgjedhjeve, duket se kane ngrire edhe thirrjen e tryezes per pajtim. Si kryeministri ashtu edhe kreu i opozites, jane dakord te hetojne zgjedhjet parlamentare te 28 Qershorit, me ndryshimin e vetem qe opozita kembengul ne hapjen e kutive te votimit. Kerkese e cila ne menyre absolute nuk pranohet nga maxhoranca ne pushtet, qe e shikon si nje kerkese ne demtim te gjykatave qe kane dhene vendimin perfundimtar per rezultatin e zgjedhjeve parlamentare.