Debitorët e energjisë, OSSH paralajmëron masa ekstreme
TIRANE- Operatori i Sistemit të Shpërndarjes tashmë i privatizuar nga kompania CEZ do të ndërmarrë masa ekstreme ndaj të gjithë abonentëve që nuk paguajnë faturat e energjisë elektrike. Drejtuesit e kompanisë bëjnë të ditur se niveli i arkëtimeve ka pësuar rënie për shkak të mos shlyerjes së detyrimeve nga komsumatorët. Në fund të vitit 2009 ky tregues arriti në 76.4%.
OSSH do tu dërgojë të gjithë abonentëve debitorë një shkresë zyrtare në të cilën renditen masat që kompania do të ndërmarrë në rast se nuk shlyhet borxhi brenda 72 orësh.
“Përmes këtij njoftimi ne i sugjerojmë konsumatorit të respektojë afatin që përcakton kjo shkresë zyrtare që do tu dërgohet abonentëve debitorë. Në rast të mosrespektimit të afatit 72 orësh që përcakton kompania, atëherë kompania është e detyruar të marrë masa ekstreme të cilat janë: Ndërprerja e energjisë elektrike, demontimi i linjës së furnizimit pra lënia pa kontratë furnizimi, njëkohësisht dërgimi në prokurori i të gjitha rasteve të konsumatorëve që rilidhin energjinë elektrike pa miratimin e organeve të OSSH-së.” shpjegon Oligert Kume, drejtor i projektit të arkëtimeve në OSSH.
Një tjetër element i projektit është krijimi i policisë private për mbrojtjen e punonjësve të OSSH-së dhe rrjetit të shpërndarjes si dhe publikimi i emrave të konsumatorëve debitorë, një masë kjo që do të prekë dirket imazhin e tyre.
(e.n/News24/BalkanWeb)