Rama pret Krasniqin: Të kapërcejmë bashkë sfidat
TIRANE- Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama priti në një takim të vecantë kryetarin e kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi. Pas takimit që zgjati më shumë se një orë, Rama e Krasniqi folën për sfidat e përbashkëta të të dy vendeve, duke u fokusuar tek zhvillimi ekonomik, papunësia dhe cështjet integruese të të dy vendeve në Bashkimin Europian. Rama tha se sfida kryesore e të dy shteteve është integrimi sa më i shpejtë për shqiptarët.
“Ishte kënaqësi që ndërkohë të ndanim atë që është vendim i konsoliduar edhe në Shqipëri dhe në Kosovë pavarësisht forcave politike, kënaqësinë e një perspektive të qartë për Shqipërinë dhe Kosovën si vende që shohin drejt Europës dhe si një popull i cili do integrohet mes popujve europianë. Sfida është që ky integrim të jetë sa më i shpejtë dhe sa më i vlefshëm për shqiptarët këtej dhe andej kufirit” theksoi Rama.
“Kosova është vend në ndërtim, është shtet i brishtë, shtet që ende ka vende të BE që nuk e kanë njohur por kemi bindjen që me mbështetjen që morëm nga institucionet e Shqipërisë, kemi bindjen që do ti kapërcejmë. Problemi i integrimit kombëtar është akoma” u shpreh Krasniqi.
(e.n/BalkanWeb)