E Diel, 1 Nëntor 2026

Dëbora, Olli: Ja akset dhe komunat e bllokuara

Temperaturat nën 0 gradë celcius kanë izoluar më shumë se 20 komuna dhe kanë bllokuar dhjetra akse. Ka qënë Kreu i Emergjencave, Alfred Olli, i cili i bëri një panoramë të gjendjes në vend, për shkak të motit të ftohtë.

Gjendja më e vështirë, raporton Olli, është në qarkun e Kukësit dhe atë të Shkodrës, ku zonat e thella të këtyre qarqeve janë të bllokuara. Bllokime të herëpashershme ka patur edhe “rruga e Kombit” në të cilën janë angazhuar 14 borëpastruese dhe mësohet se tashmë ajo është plotësisht e kalueshme.
 

Edhe në ditën e sotme, qarku i Korcës ka të izoluar 4 komuna, por është punuar në zhbllokimin e rrugës nacionale për kalimin e automjeteve.

Olli thotë se si rrallë herë Gjirokastra ka 7 komuna të bllokuara, ndërsa situata problematike paraqitet edhe në Përmet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›