Durrës, gjykata lë të lirë Ledio Ruçin

Gjykata e Durrësit ka liruar sot Ledio Ruçi, djalin e depuetit socialist Gramoz Ruçi i cili u kap disa ditë më parë nga policia e Durrësit me 1.5 gram lëndë narkotike kanabis sativa.
Trupi gjykues e ka vlerësuar si të pavlefshëm ndalimin e tij nga policia e Durrësit dhe gjithashtu rrëzoi edhe aktin e kontrollit të automjetit të Ledio Ruçit.
Vendimi është marrë gjatë seancës së sotme në Gjykatën e qytetiti bregdetar, ku ka qenë i pranishëm dhe vetë Ledio Ruçi.