E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dëbora, banorët e izoluar apel për ndihmë

Prej 13 ditësh e gjithë Shqipëria e në veçanti veriu e verilindja e saj po kalojnë një situatë të jashtëzakonshme, të papërjetuar prej shumë vitesh. Krahas bllokimit të rrugëve në disa komuna të vendit po jepet alarmi për mungesën e ushqimeve dhe medikamenteve.
 

Puka, Kukësi, Dibra, Bulqiza eTropoja vijojnë të mbeten të bllokuara nga reshjet e borës që kanë arritur trashësinë deri në 3 metra në zonat e thella malore dhe mbi 1.5 m në qytet.  Banorët nga zonat e thella apelojnë për hapje të rrugëve pasi u kanë mbaruar furnizimet me ushqime dhe ilaçe ndërsa shtojnë se nuk mund t`i transportojnë të afërmit e tyre të sëmurë në spital si pasojë e rrugëve të bllokuara.
 

Në një linjë telefonike për “Ora News” nënkryetari i komunës Bucaj në Tropojë ka deklaruar se borëpastrueset nuk arrijnë dot të zhbllokojnë rrugët ndërsa ka shtuar se duhet traktor me zinxhir për hapjen e rrugëve. Ai ka theksuar se banorëve po u mbarojnë edhe rezervat ushqimore ndërsa nuk vijnë dot edhe ndihmat nga ajri si pasojë e reshjeve të dendura të dëborës që vijojnë të bien ende në këtë zonë.
 

Gjithashtu një punonjës i nënstacionit të vogël të Fierzës bën apel për ndihmë pasi prej 4 ditësh ka mbetur i bllokuar nga dëbora në vendin e tij të punës. Ai ka theksuar se dëbora arrin deri në 3 metra lartësi duke e bërë të pamundur edhe ardhjen në ndihmë të kolegëve të tij.
 

vijon..

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›