Korçë, vdes 67-vjeçari, nuk u transportua në spital nga bora

Një 67-vjeçar ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme në Drenovë të Korçës pasi nuk u transportua dot në spital si pasojë e dëborës së madhe që ka bllokuar në rrugët.
Sipas informacioneve më të fundit 67-vjeçari Nevruz Qosellari ka gjetur vdekjen pasi transportimi i tij drejt spitalit të Korçës ishte i pamundur pasi aksi rrugor Korçë-Devoll është i bllokuar ngë dëbora.
Ndërkohë disa akse rrugore në qarkun e Korçës vijojnë të jenë ende të bllokuara nga dëbora e dendur. Sipas informacioneve më të fundit vazhdon të jetë i bllokuar aksi Korçë-Dardhë dhe komunat Lekas, Lozhan,Velçan dhe Çlirim ndërsa në akset rrugore Korçë-Voskopojë, Korçë-Liqenas, Korçë-Ersekë-Leskovik qarkullimi i automjeteve bëhet me zinxhirë.