Vlorë, ish-punonjësit e ndërmarrjes bujqësore në protestë për pronat
ORIKUM - Ish-punonjësit e ndërmarrjes bujqësore në Orikum u janë rikthyer protestave për pronësinë e tokës.
Mëngjesin e sotëm ata janë mbledhur sërish para dyerve të Bashkisë së Orikumit, duke kërkuar certifikatën e pronësisë, që sipas tyre u takon në bazë të ligjit 7501.
Protesta e tyre vjen pas njoftimit nga firmat e ndërtimit në këtë zonë, për të rinisur punimet e ndërprera kohë më parë. Ish-punonjësit e ndërmarrjes bujqësore kanë protestuar edhe më parë, ndërsa nuk kanë munguar dhe konfrontimet fizike me policinë.
(er.nu/BalkanWeb)