Gjirokastër, vdes 56-vjeçari, shkak konsumimi i alkolit
Një 56 vjeçar nga Gjirokastra ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm si pasojë e konsumimit të tepërt të alkolit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen Pllakë të qytetit të Gjirokastrës ku 56-vjeçari Andrea Toska ka rënë në tokë pa ndjenja në një rrugicë me kalldrëm.
Menjëherë ai është transportuar me urgjencë në spital por me gjithë ndihmën mjeksore të dhënë ai ka ndëruar jetë në spitalin e Gjirokastrës.
Nga kqyrja e kufomës rezultoi se në trupin e shtetasit Andrea Toksa , nuk kishte shenja dhune a dëmtime të tjera përveç përplasjes në kalldrëm ku ka marrë një plagë të lehtë në kokë, por që nuk ka qënë ky shkaku i humbjes së jetës.
Sipas policë 56-vjeçari ka qënë i divorcuar dhe njihej si përdorues i tepërt i alkolit.
Ndërkohë sipas ekspertizës mjeko- ligjore shkaku i vdekjes së 56-vjeçarit është gjendja e tij e alkolizuar dhe ngrirja nga të ftohtit pasi ka qënë në shi për rreth 3 orë.