Dëbora dhe ngricat mbulojnë të gjithë vendin. Emergjencat Civile: Ja situata në akset rrugore

Alfred Olli: Po punohet për shmangien e problemeve në akset kombëtare
Bora ka zbardhur gjithë vendin ndërsa ngricat dhe akulli është prezentë në shumë akse rrugore dhe qarkullimi kryhet vetëm me zinxhirë. Raportohen komuna dhe rrugë të bllokuara dhe mungese te energjise elektrike ne shume rrethe te vendit. Në Kukës, Pukë, Mirditë, Korcë, Gjirokastër, Tepelenë, Peshkopi, Bulqize Malesi e Madhe, raportohet per trashesi te bores dhe probleme serioze. Ndërkaq segmenti Morinë-Tuneli i Kalimashit është i bllokuar në Mirditë. Në Pukë, Drejtoria Arsimore ka vendosur pezullimin e mësimit për shkak të situatës së rënduar nga bora dhe akulli, sikurse edhe për shumë fshatra të Korçës, Peshkopisëe, dhe nëe zonat e thella të vendit. Në Dibër e në Pukë të gjitha komuna rezultojnë të bllokuara dhe është e pamundur lëvizja e mjeteve. Ndërsa, Qafë-Krraba vijon të jetë e problematike ku herë pas herë ajo bllokohet. Në Gjirokastër e Tepelenë të gjitha komunat janë bllokuar, ndërsa në qytetet lëvizja është e vështirë dhe kërkohet përdorimi i zinxhirëve.
Drejtori i Emergjencave Civile, Alfred Olli
“Reshjet e borës kanë shkaktuar probleme serioze në shumë zona të thella të vendit. Një sërë komunash kanë mbetur të izoluara, ndërkohë që shumë akse rrugore janë bllokuar e në të tjera qarkullimi është bërë problematik”. Kreu i emergjencave civile Alfred Olli ka dhënë sot informacione në lidhje me situatën në disa qarqe të vendit dhe për akset nacionale. Sipas Ollit, problematike paraqitet situata në qarkun e Shkodrës dhe të Kukësit ku disa prej komunave malore mbeten ende të bllokuara si pasojë e dëborës. Kreu i emergjencave civile gjithashtu theksoi se shumica e akseve nacionale janë të zhbllokuara si rruga e Kombit dhe shumë akse të tjera ndërsa po punohet për zhbllokimin e rrugëve rurale.
...