E Diel, 1 Nëntor 2026

Tevez: Siti më ka thyer në një të burgosur

ANGLI- Tashmë gjithçka është bërë komike. Unë dua vetëm të luaj futboll, por jam në një spirale negative. Karlos Tevez më në fund ka ngritur zërin për situatën ku ndodhet, pasi Mançester Siti refuzoi të gjitha ofertat për të në merkaton e dimrit. Sulmuesi argjentinas rrezikon të mos luajë edhe për 5 muaj të tjerë, ndonëse nuk e përjashton mundësinë që të flasë me Mançinin.

“Doja të largohesha nga Siti, kisha oferta nga disa klube italiane e spanjolle, por në fund nuk u bë asgjë, sepse ata i refuzuan të gjitha, - deklaroi Tevez për Kicker. – Klubi kërkon shumë, por ndërkohë nuk më lejon të iki as në huazim. Nuk di çfarë të bëj. Do flas me drejtuesit, sepse dua të luaj futboll, por tani po bëhem profesionist në golf”, tha argjentinasi.
(ma.ar/A. Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›