Milani nuk bind, shumë humbje me skuadrat e mëdha
ITALI- Milani ka pësuar katër humbje këtë sezon, por ajo që shqetëson më shumë tifozët dhe drejtuesit, është fakti se ato kanë ardhur kundër skuadrave të mëdha. Kuqezinjtë u mposhtën 3-1 nga Napoli në fillimin e sezonit, ndërsa më pas erdhi disfata 2-0 ndaj Juventusit.
Tre javë më pas, kampionët e Italisë humbën 0-1 derbin me Interin, ndërkohë që dy net më parë ishte Lacio që i mundi 2-0. Edhe forma e Milanit nuk duket se bind shumë, pasi shpesh pritet që Ibra të bëjë diçka të pamundur në sulm, ndërkohë që sulmuesi suedez duket gjithnjë e më shumë i izoluar.
(ma.ar/A. Latifi/BalkanWeb)