E Diel, 1 Nëntor 2026

Reja rimendohet, Cana në listën e Europa League

ITALI- Trajneri i Lacios Edi Reja ka rifutur në listën për në Europa League mesfushorin shqiptar Lorik Cana. Dëmtimi që pësoi ky i fundit në gju, bëri që tekniku bardhekaltër të kërkonte gjetjen e një mesfushori tjetër, duke e lënë Lorikun jashtë listës.

Por, kapiteni i Shqipërisë është duke e kaluar plotësisht dëmtimin, madje të premten pritet që t’i rikthehet stërvitjes. Kësisoj, ai mund të jetë i gatshëm për ndeshjen e kthimit në Europa League ndaj Atletikos së Madridit, më 23 shkurt.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›