E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dëbora e dendur ka dëmtuar pemët frutore dhe vreshtat

TIRANË- Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, (MBUMK) po ndjek me shumë vëmendje situatën e krijuar nga reshjet e dëborës në zonat e veriut dhe të jugut të Shqipërisë.

Zv/ministri i Bujqësisë, Ndoc Faslia tha se "kryesore në këtë situatë mbetet sigurimi i jetës së njerëzve dhe i ushqimit për popullsinë e zonave të izoluara, por vëmendje po i kushtohet edhe sektorit bujqësor, në mënyrë të veçantë bazës ushqimore të blegtorisë". Sipas tij, deri tani nuk ka patur probleme serioze sa i përket të ushqyerit të blegtorisë.

Problem tjetër i evidentuar në këtë periudhë është edhe dëmtimi i pemtarisë (pemëve frutore) dhe vreshtave, për shkak të sasive të mëdha të dëborës. "Një evidentim i saktë i numrit të pemëve të dëmtuara është i vështirë për momentin, por me përmirësimin e situatës Ministria e Bujqësisë me strukturat e saj në rajone, do të bëjë një evidentim të saktë dhe do të japë edhe rekomandimet e nevojshme teknike për fermerët", thotë Faslia.

Ministria e Bujqësise me strukturat e saj të vartësisë në rajone, është pjesë e shtabeve të emrgjencës të ngritura në të 4 qarqe, ku situata është emergjente.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›