Arrestohen tetë aktivistë të Vetëvendosje-s
PRISHTINE - Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, ndërmorën sot një tjetër aksion në Prishtinë.
Ndërsa kryenegociatorja Edita Tahiri po zhvillonte një takim me ndërmjetësin e bisedimeve Robert Cooper, aktivistët e Vetëvendosjes shkruan parullën “Kosova Republikë”, në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.
Sipas Vetëvendosje-s, aksioni kishte si synim kundërshtimin e bisedimeve “për të hequr dorë nga Republika”.
Sipas një komunikate të Vetëvendosje-s, aksioni u pasua nga “intervenimi brutal i policisë”, duke arrestuar tetë aktivistë.
Aktivistët e arrestuar janë: Frashër Krasniqi, Kreshnik Ahmeti, Valdrin Ahmeti, Salih Zyba, Gëzon Kastrati, Zgjim Hyseni, Lulzim Gjaka dhe Arbënor Dehar.
(er.nu/BalkanWeb)