E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA, Obama propozon një fond prej 770 mln usd për Pranverën Arabe

UASHINGTON- Administrata Obama propozoi sot në projektbuxhetin 2013 një fond prej 770 milionë dollarësh destinuar mbështetjes së reformave të lindura nga Pranvera Arabe në vendet e Lindjes së Mesme dhe në Afrikën e Veriut.

Ky fond i ri inkurajues për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut bën pjesë në rreth 51,6 miliardë dollarë të buxhetit 2013 nga departamenti i Shtetit dhe Agjencia Amerikane për Zhvillimin Ndërkombëtar (USAID), theksoi departamenti i Shtetit.

Fondi është i destinuar për dhënien e një përgjigje strategjike ndryshimeve historike që kanë ndodhur në rajon'', theksoi departamenti i Shtetit.
Ky fond do të do të inkurajojë reformat afatgjata në planin politik, ekonomik dhe tregtar, për të mbështetur qeveritë të tregojnë angazhimin e tyre për të ndërmarrë ndryshime domethënëse dhe për t'i dhënë përparësi popullit'', shtoi departamenti i Shtetit.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›