E Shtunë, 31 Tetor 2026

Viktor Gushi: Pendohem, prisja të më kapnin pas videos

Viktor Gushi dje ne gjykate

Supergrabitësi pranon krimet edhe para gjykatës. Mbetet në burg pa afat. Togat e zeza lejojnë konferencë shtypi në sallë.

Rrëfimi nga kafazi i hekurt: Sjam nisur asnjëherë për të vrarë, qëllova për shkak të momentit.

Togat e zeza: Burg pa afat Gushit për 16 vjedhje me armë.

Jam penduar për atë që kam bërë. Nuk jam nisur ndonjëherë për qëllim të keq. Sjam nisur për të vrarë, por momenti ka ndodhur.
Ndryshe nga rrëfimi i rrjedhshëm para oficerëve të policisë që i vendosën prangat të enjten, dje supergrabitësi Viktor Gushi u tregua fjalëpakë para trupit gjykues në Gjykatën e Tiranës. Ai shfaqi pendesë dhe u qëndroi thënieve të tij në polici ku pranoi autorësinë e 16 grabitjeve me armë, vrasjen e dy personave dhe plagosjen e tre të tjerëve. Pasi u njoh me pretendimet e palëve në proces, gjyqtarja Fida Osmani vendosi caktimin e masës së sigurisë arrest me burg për të arrestuarin Gushi. Në të njëjtin vendim gjykata vlerësoi të ligjshëm arrestin e tij. Vendimi i gjykatës ishte në pranim të kërkesë së prokurores së çështjes, Lindita Ziguri, si edhe të mbrojtëses ligjore të të pandehurit, avokates Vjollca Pustina.
SUPERGRABITËSI
Pa kaluar ende 48 orë nga momenti kur ai provoi ftohtësinë e prangave të policisë në duar, Viktor Gushi u paraqit dje në Gjykatën e Tiranës për caktimin e masës së sigurisë ndaj tij. Në atletet e bardha që mbante në këmbë shquhej mungesa e lidhëseve, të hequra për arsye sigurie në dhomat e paraburgimit. Ndërsa në trup mbante veshur tuta të zeza dhe një pulovër të ndotur te mëngët, gjerësia e së cilës plotësonte pamjen e një njeriu të veshur keq. Me të njëjtën pamje gjakftohtë me të cilën përgjigjej për oficerët e policisë në videon e realizuar nga policia pak minuta pas arrestimit të tij, Gusho konfirmoi para gjyqtares Fida Osmani gjeneralitetet e tij. Në vijim ai qëndroi i heshtur derisa iu dha e drejta për të folur. Jam i penduar për atë që kam bërë. Nuk jam nisur ndonjëherë për qëllim të keq. Sjam nisur për të vrarë, por momenti ka ndodhur U qëndroj të gjitha deklarimeve që kam dhënë në polici, u shpreh nga kafazi i hekurt Viktor Gushi.
PROKURORIA
Në bazën e kërkesës së prokurorisë për caktimin e arrestit me burg ndaj Viktor Gushos ishte grabitja e tij e fundit, ajo

Viktor Gushi pas arrestimit

e 27 marsit në bankën NBG, ku u plagos me armë roja i saj, Skënder Elmazi dhe punonjësja Leonora Kaloçi, e cila vdiq më pas. Sipas përfaqësueses së akuzës, prokurores Lindita Ziguri, më 27 mars, një person është drejtuar në filialin e bankës NBG pranë sheshit Shtraus. Ai ka qëlluar rojën e sigurisë, Skënder Elmazi, më pas ka hyrë brenda dhe është drejtuar për tek arka, ku ishte punonjësja Eleonora Kaloçi. Nën kërcënimin e armës ai i ka thënë asaj të fuste paratë në një qesë plastike që ai mbante me vete. E ndërsa Eleonora i ka thënë të priste sa të hapte arkën, ky person i është përgjigjur asaj Ça të pres? dhe menjëherë e ka qëlluar me armë, lexoi prokurorja në akt-akuzë. Më pas, përfaqësuesja e akuzës radhiti të gjitha episodet kriminale të pranuara nga Gushi. Në vijim u cituan provat materiale të sekuestruara në ambientet e bankës NBG dhe më pas ndalimit të autorit në banesën e tij, mes të tjerave arma, maskat, rrobat e mbajtura në momentin e grabitjes, si edhe gazeta të datave të njëpasnjëshme pas ditës së grabitjes. Po sipas prokurorisë, janë realizuar dy akt-ekspertime tekniko-balistike të armës, një prej të cilave provon faktin se arma e përdorur në grabitjen e bankës NBG është e njëjta që është përdorur dhe në grabitjen ku u vra argjendari Rrapo Sinanaj. Mekanizmi i grabitjeve është i njëjtë dhe motivet e tyre të karakterit banal, u shpreh prokurorja.

Biografia e Gushit
Gjykata: I akuzuari Viktor Gushi?
Gushi: Po.
Gjykata: Jeni i biri i…?
Gushi: Kozmait dhe Sofies.
Gjykata: Ditëlindja juaj?
Gushi: 7 dhjetor 1967.
Gjykata: Lindur në?
Gushi: Në Patos.
Gjykata: Banues?
Gushi: Në Tiranë.
Gjykata: Adresa?
Gushi: Te rruga Don Bosko. Banesë.
Gjykata: I dënuar më parë?
Gushi: Po.
Gjykata: Për çfarë?
Gushi: Për vjedhje.
Gjykata: I martuar?
Gushi: I divorcuar.
Gjykata: Keni fëmijë?
Gushi: Jo.

Apelimi
Masa e sigurisë e vendosur dje nga Gjykata e Tiranës mund të konsiderohet përfundimtare për Viktor Gushin. Kjo pasi gjatë zhvillimit të seancës, avokatja përfaqësuese e të pandehurit është shprehur se klienti i saj e pranon akuzën dhe është dakord me kërkesën e Prokurorisë. Duke qenë se pala mbrojtëse ka mbajtur qëndrim të njëjtë me atë të Prokurorisë, parimisht masa e vendosur nga Gjykata nuk ka arsye të apelohet. Veprat penale për të cilat akuzohet Viktor Gushi, grabitje me armë me pasojë vrasjen dhe plagosjen, grabitje me armë dhe armëmbajtje pa leje, konsiderohen si vepra të rënda penale dhe me rrezikshmëri të lartë.

Gushi u përgjigjet gazetarëve: Grabisja për një jetë më të mirë
I akuzuari komunikon me median në Gjykatë

TIRANE – Viktor Gushi është i vetëm, i braktisur nga të gjithë. Dje, gjatë masës së sigurisë, gazetarët patën mundësi të komunikojnë drejtpërdrejt me të. Ai tha se askush nuk ishte interesuar për të. Këtë fakt Gushi e konfirmoi gojarisht nga qelia e sallës së gjyqit, pasi trupi gjykues u tërhoq për vendim dhe vetëm pak sekonda para se punonjësit e policisë ta largonin nga salla. Shkak u bë mosbindja e tij për të qëndruar i heshtur para pyetjeve të përfaqësuesve të medias në sallë. Ndonëse pak çaste, me ftohtësinë dhe qetësi të stampuar në fytyrë, ai iu përgjigj disa prej pyetjeve të drejtuara.
Sa ka qenë shuma më e madhe që ke vjedhur?
Gushi: Nëntë mijë euro, te Zogu i Zi.
Të kanë rrahur në polici?
Gushi: Jo, nuk më kanë rrahur. I tregova vetë të gjitha. Kur pashë videon te lajmet në televizion, e dija që në mos një ditë, një ditë do më kapnin.
Pse vidhje?
Më duheshin paratë. Për një jetë më të mirë, se në Greqi unë i humba të gjitha.
Është interesuar njeri për ty? Familja?
Gushi: Jo. Kush do interesohet? Unë vëllezërit i kam në Greqi. Ska ardhur njeri.
(Për shkak se nuk e ndërpriste të folurën, dy punonjësit e policisë në kafaz marrin urdhër nga eprori i tyre për ta larguar Gushin nga salla deri në ardhjen e trupit gjykues).

Analizat për drogën
Prokuroria e Tiranës, dy ditë më parë i ka marrë mostrat e nevojshme shtetasit Viktor Gushi për kryerjen e

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›