LSI kërkon finalizimin e procesit zgjedhor brenda afateve
Tiranë- Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama, në një konferencë për shtyp theksoi domosdoshmërinë e finalizimit në kohë të reformës zgjedhore, e cila siç tha ai, lidhet me fatet e integrimit të vendit.
Procesi zgjedhor është dita e ushtrimit të pushtetit nga qytetarët dhe ata nuk mund të jenë jashtë, Për ne barazia e votës është shumë e rëndësishme. Ftojmë partitë politike, PS-PD të gjejnë vullnet për të vlerësuar gjithçka me seriozitet- u shpreh Rama.
Sipas Ramës, për LSI-në është e rëndësishme barazia e votës, në mënyrë që çdo votë të përkthehet me mandate në Kuvend
Rama theksoi se LSI po luan rolin e saj duke dhënë kontribut që Shqipëri të mund të përmbush kriteret për në BE.
Ne jemi, jo vetëm partnerë të rëndësishëm, por edhe kontributorë të rëndësishëm në gjithçka lidhet me plotësimin e 12 kushteve të BE dhe që janë rruga nëpër të cilën duhet të shkojë politika për të mbërritur te ftesa për anëtare në BE- u shpreh sekretari i LSI-së
Shkrime të tjera me interes:
- LSI: PD-PS të bashkëpunojnë për integrimin Tiranë- Sekretari i përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama, në një...
- Zeneli: “Rikonstruktimet e rrugëve do të mbyllen brenda afateve” Gjatë një prononcimi për median Drejtori i Përgjithshëm i Planifikimit...
- “Meta” dhe “21 janari”, LSI: Rama shpëtoi nga Prokuroria, por jo nga drejtësia Tiranë- Lëvizja Socialiste për Integrim e ka cilësuar 21 janarin...
