Dëbora mbulon Prishtinën
PRISHTINË- Mëngjesi i sotëm e gjeti Prishtinën të bardhë nga dëbora dhe të ftohtë pas natës që kaloi me atmosferën e “nxehtë” të festimeve në rrugë e sheshe nga partitë ende pa u shpallur nga KQZ rezultatet e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë dhe derisa ende numëroheshin votat.
Kjo është dëbora e tretë e Prishtinës në këtë vjeshtë para dimrit që do vijë pas një jave me kalendar. Dëbora e parë ra më 27 tetor, gati dy muaj para ditës së fillimit të stinës së dimrit, ndërsa dëbora e dytë ra më 4 dhjetor.
Reshjet e borës janë të papritura në Prishtinë, vjet reshjet ranë mbi lule “prishën stinën e pranverës” pikerisht në ditën e parë të të kësaj stine.
Prishtinës, prandaj thuhet se i ka mbetur kështu emri si vend ku "prishet stina" (Prishstina). Thuhet edhe se e mban emrin e trashëguar nga perandori Justinian.
(d.b/BalkanWeb)