Zgjedhjet në Kosovë rezultatet paraprake KQZ: Kryeson PDK
PRISHTINE- Koalicioni i organizatave joqeveritare "Demokracia në Veprim" bën publikimin e rezultateve pas numërimit të më shumë se 51 % votave. Partia Demokratike e Kosovës është ajo që prin me numër më të madh të votave. Hashim Thaçi shpalli mbrëmë fitoren e partisë së tij në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare që u zhvilluan dje në Kosovë. Denoncohen parregullsi ne komunen Drenas e Skenderaj.
REZULTATET PARAPRAKE, KQZ: KRYESON PDK ME 33.5%
ORA 20:50- Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) doli para pak minutash me rezultate preliminare të zgjedhjeve parlamentare të së dielës, në të cilat dolën 47.5 për qind e qytetarëve me të drejtë vote. Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, tha se në bazë të votave të numëruara që janë 28564, fituese del PDK-ja me 33.5% të votave. Numërimi është bërë në 2280 qendra votimi. Sipas krytares së KQZ-së së Kosovës nuk janë numëruar ende 23 qendra votimi.
Sipas rezultateve paraprake pas PDK renditet LDK me 23.6 për qind, Lëvizja Vetëvendosje me 12.2 për qind, AAK 10.8 për qind të votave, AKR 7.1, LDD 3.3 për qind. Fryma e Re - 2.2 %.
PZAP PRANON 131 ANKESA
ORA 20:00- Deri në orën 19:00, kur ka qenë afati i fundit për paraqitjen e ankesave të partive politike, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka pranuar 131 te tilla. Lajmin e bëri të ditur Mul Desku, kryetari i Sekretariatit të PZAP-it.
Desku tha se ankesat lidhur me ecurinë e procesit zgjedhor të së dielës, kanë ardhur kryesisht nga Lëvizja Vetëvendosje, por edhe nga Aleanca Kosova e Re dhe disa parti të tjera.
THACI: PARTITË TË RESPEKTOJNË VENDIMIN E KQZ-SË
ORA 18:11- Kryeministri në largim i Kosovës, Hashim Thaçi falenderoi sot qytetarët e Kosovës për përfundimin me sukses të plotë të zgjedhjeve parlamentare të 12 dhjetorit 2010, sic tha ai. “Bazuar në vlerësimet e gjithanshme, të bëra deri tash nga misionet e ndryshme të vëzhguesve vendorë dhe ndërkombëtarë, përfshirë këtu edhe deklaratën zyrtare të Bashkimit Evropian nga zyra e Baroneshes Catherine Ashton dhe të komisionerit të BE-së për zgjerim, Stefan Fuele, procesi zgjedhor është vlerësuar shumë i qetë, i përgatitur mirë dhe pa deformime serioze teknike, që do të mund të vënin në dyshim rezultatin zgjedhor”, ka deklaruar Thaçi.
Thaci falenderoi edhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për përgatitjen e këtyre zgjedhjeve në këtë afat të shkurtër zgjedhor. “Për me tepër, sot, është obligim ligjor i KQZ-së dhe i Panelit për Ankesa dhe Parashtresa që të adresojnë të gjitha ankesat e mundshme, që me profesionalizëm t’i adresojnë të gjitha vërejtjet e mundshme dhe me vendimet e tyre ta përmirësojnë ndonjë parregullsi të mundshme”, ka thënë kryeministri Thaçi, raporton Zeri.
Kryeministri Thaçi, përmes kësaj deklarate për medie, ka deklaruar se vendimi përfundimtar i KQZ-së dhe Panelit për Ankesa dhe Parashtresa, ai duhet të respektohet nga të gjitha partitë politike.
EULEX PËRGËZON POLICINË E KOSOVËS PËR ZGJEDHJET
Ora: 16:56- Shefi i misionit të EULEX, Xavier Bout de Marnhac, përgëzoi sot Policinë e Kosovës për angazhimin gjatë ditës së votimit.
“Dua të përgëzoj Policinë Kosovës për profesionalizmin e treguar dhe popullin e Kosovës për pjekurinë e tyre të lartë e cila rezultoi pozitivisht dje. Ato pak incidente që ndodhen dje u trajtuan në një mënyrë profesionale dhe duke zvogëluar tensionin, nga ana e policisë së Kosovës të mbështetur nga EULEX-i”, tha Marnhac.
Gjatë ditës së zgjedhjeve, Policia e Kosovës ishte e ngarkuar me detyrën e sigurisë në zgjedhje ku për realizimin e kësaj detyrë ata angazhuan rreth gjashtë mijë policë, të mbështetur nga EULEX-i dhe KFOR-i.
SHBA, DELL: PROCESI EFIKAS, ME PËRJASHTIME SERIOZE
Ora: 16:24- Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë përshëndet qytetarët e Kosovës për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të para të përgjithshme pas shpalljes së pavarësisë.
Në një deklaratë të Ambasadës Amerikane në Prishtinë theksohet se “zgjedhjet ishin shprehje e demokracisë dhe ne ishim të ngazëlluar që pamë aq shumë kosovarë që treguan përkushtimin e tyre me daljen në votime anekënd vendit”.
“Kosova tashmë ka përpara saj një test, derisa numërohen votat. Institucionet e Kosovës duhet t’i tregojnë opinionit publik se ato janë të gatshme për të mbrojtur integritetin e së drejtës për të votuar” theksohet në deklaratë.
Vëzhguesit amerikanë ishin të pranishëm nëpër qendrat e votimit kudo nëpër Kosovë më 12 dhjetor dhe ata vëzhguan një proces, që me disa përjashtime serioze, ishte kryesisht efikas.
Ambasadori Dell vëzhgoi zgjedhjet në 17 vendvotime në 12 qendra votimi, në komunat e Gllogocit, Gjakovës, Deçanit, Pejës, Klinës dhe Skenderajt.
“Ambasadori po ashtu vëzhgoi numërimin e votave në shkollën e mesme “Hamëz Jashari” në Skenderaj (vendvotimi 2101x/02R). Aty pati parregullsi gjatë numërimit, të cilin ambasadori e vëzhgoi, e kundërshtoi dhe e raportoi”vijon komunikata.
51 ANKESA PËR ZGJEDHJET
Ora: 15:29- Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa vetëm gjatë ditës së zgjedhjeve ka pranuar rreth 40 ankesa nga disa prej partive politike që kanë garuar në zgjedhjet parlamentare të 12 dhjetorit
Kryetari i PZAP-së, Shukri Sylejmani beri te ditur se veç 40 ankesave që janë pranuar në ditën e zgjedhjeve, partitë kanë paraqitur sot edhe 11 të tjera.
Sylejmani ka thënë se ankesat kryesisht kanë ardhur nga Lëvizja Vetëvendosje, e pasuar nga Aleanca Kosova e Re dhe parti të tjera.
Afati i fundit ligjor për pranimin e ankesave është dita e sotme deri në orën 19:00.
BE: TE KENAQUR ME ZGJEDHJET, FORMONI SHPEJTE QEVERINE
Ora 14. 30 -Bashkimi Evropian është i kënaqur me mënyrën e zhvillimit të zgjedhjeve në Kosovë dhe bën thirrje për krijimin e shpejtë të qeverisë së re.
"Ne urojmë popullin e Kosovës për zgjedhjet e 12 dhjetorit, qetësinë dhe rregullin të cilat shoqëruan pjesën më të madhe të votimeve", tha shefja e diplomacisë evropiane, Kethrin Eshton dhe eurokomisioneri për zgjerimin, Stefan Fule.
"Tani është e rëndësishme që të krijohet shpejt qeveria e re, të zgjidhet presidenti në mënyrë që të përballen me sfidat që i presin", tha Eshton dhe Fule duke theksuar "Na pret shumë punë përpara nesh në vitin që vjen në mënyrë që Kosova të ecë përpara drejt BE-së".
AAK: ZGJEDHJET LARG STANDARDEVE
Ora 12: 54- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës vlerëson se zgjedhjet e djeshme ishin larg përmbushjes së standardeve të parapara dhe denoncon raste të tjera manipulimesh jo vetëm në Skënderaj e Drenas.
Shefi i Shtabit Zgjedhor të AAK-së, Blerim Kuçi, tha se AAK-ja konsideron se sistemi zgjedhor dhe demokracia në Kosovë janë dëmtuar rëndë.
“Rasti Skenderaj dhe Drenas janë sa për të tërhequr vëmendjen e opinionit, por keqpërdorime të mëdha ka pasur edhe në komuna të tjera, si në Shtime, Malishevë, Klinë Kaçanik etj.”, tha Kuçi.
Lidhur me rezultatet e prezantuara nga "Demokracia në Veprim", Kuçi tha se ato janë pjesë e manipulimeve të përgjithshme në zgjedhjet e së dieles.
Kuçi tha se AAK-ja do prononcohet nëse do t’i pranojë apo jo rezultatet e zgjedhjeve, pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve t'i japë rezultatet e para preliminare.
EURODEPUTETET: MASA LIGJORE PER TE ZGJIDHUR PROBLEMET NE SKENDERAJ E DRENAS
Ora 12. 30 -Delegacioni vëzhgues i Parlamentit Evropian që mbikëqyri ecurinë e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë vlerëson se procesi në përgjithësi ishte organizuar mirë dhe se pjesëmarrja në votime inkurajon zhvillimin e demokracisë në vend.
Eurodeputëtët u kanë kërkuar institucioneve përgjegjëse të ndërmarrin masat e nevojshme ligjore për të zgjidhur problemet që flasin për mashtrime në komunën e Skënderajt dhe të Drenasit
Deputetja e Parlamentit Evropian, Doris Pack ka bërë thirrje kosovarëve që të respektojnë institucionet dhe kërkoi që ata t’u besojnë atyre. “Ato do të duhet të tregojnë se janë të besueshme”- nënvizoi Pack.
Nga ana e saj Eurodepeputetja Ulrike Lunacek tha se partitë politike duhet t’u drejtohen mekanizmave përgjegjës, pra Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa lidhur me pakënaqësitë për ecurinë e procesit zgjedhor në dy komunat në fjalë.
“Është e rëndësishme që qytetarët dhe partitë t’i drejtohen fillimisht PZAP-it për t’i paraqitur ankesat e tyre. Nëse ankesat nuk merren seriozisht ata duhet ta bëjnë publike dhe këtë. Ne do t’i dëgjojmë ata nëse sërish ka probleme dhe nëse nuk shqyrtohen ankesat”, u shpreh Lunacek duke theksuar nevojën që ndaj keqbërësve të merren masat ndëshkuese në rast se vërtetohen parregullsitë.
Sipas shifrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për pjesëmarrjen në votime, në Skenderaj kanë votuar 93.68% e qytetarëve, ndërsa në komunën e Drenasit kutive të votimit u janë drejtuar 86.94%.
Paritë politike, ndër të tjera, kanë shprehur shqetësimet e tyre lidhur me votime të shumëfishta që, sipas tyre, kanë ndodhur në këto komuna për shkak të mosfunksionimit të baterive ultravjollce.
Delegacioni i PE-së është udhëhequr nga Doris Pack dhe përfshin Eduard Kukan, Jutta Steinruck, Francesco de Angelis, Jelko Kacin, Fiona Hall dhe Ulrike Lunacek.
BARALIU: PARTITE TE MOS NGUTEN ME REZULTATET, DEMTOJNE PROCESIN
Ora 12.00- Ish kryetari i KQZ-së në Kosovë Mazllum Baraliu në një prononcim për NEWS24 e quan të justifikueshme vonesën e nxjerrjes së rezultateve nga KQZ. Ky institucion kishte informuar se do publikonte rezultatet paraprake paraditen e sotme, por deri në orën 12.00 ende nuk ka bërë publike ndonjë rezultat. Mazllum Baraliu thotë se koha në dispozicion e KQZ ka qenë e shkurtër dhe se në mos nxjerrjen e rezultateve ndikojnë dhe problemet e konstatuara në Skënderas dhe Drenaz, dy komuna të Prishtinës.
Sipas vëzhguesve në këto dy komuna ka pasur parregullsi dhe ankesat e partive kanë qenë pikërisht për këto dy komuna. Duke shpjeguar konkretisht Baraliu tha se ankesat qëndronin në përqindjen e “ekzagjeruar”, sipas tij, të pjesëmarrjes së votuesve. “Përqindja e daljes së votuesve në këto dy komuna ka qenë konkretisht 94% dhe 86% . Kjo- sqaroi Baraliu- konsiderohet e pazakonshme, kur 1/8 e pipullsisë së atyre komunave jetojnë jashtë vendit, dhe një numër tjetër kanë vdekur.
Ish kreu i KQZ tha për NEWS24 se dy komunat janë relativisht të mëdha dhe se rezultatet e tyre ndikojnë në rezultatin final të procesit elektoral.
Ai i quajti “presion dhe provokim për punën e KQZ” shpalljen e fitores nga subjektet politike pa dalë më parë rezultatet zyrtare. “Janë cështje serioze, është një proces elektoral shumë i ndërlikuar por dhe demokratik dhe nuk është mirë që subjektet partiake të nguten të shpallin fitoren e tyre.”- nënvizoi Baraliu duke shtuar gjithashtu se rezultatet e Koalicionit te organizatave joqeveritare “Demokracia në Veprim" jane parimisht të besueshme.
DV; PER 51% TE VOTAVE; PDK: 30. 69%, LDK-ja 26.2%, VETEVENDOSJA 12.78%
Ora 10:00 -Rezultatet paraprake të publikuara nga rrjeti i organizatave joqeveritare “Demokracia në Veprim” nxjerrin në avantazh PDK-në e Thacit. Koalicioni i organizatave joqeveritare “Demokracia në Veprim”, ka bërë publikimin e rezultateve të numërimit të më shumë se 51 % votave, nga të cilat Partia Demokratike e Kosovës është ajo që prin me numër më të madh të votave.
“Rezultati është ky: PDK-ja ka fituar 30.69% të votave, LDK-ja 26.2%, Lëvizja Vetëvendosje radhitet e treta me 12.78%, pastaj AAK-ja me 10.89%, AKR-ja me 7.85%, e pasuar nga FeR-i me 2.35% dhe LDD-ja me 2.78% të votave të numëruara deri më tani dhe të tjerat 6.64%”.
Kreu i “Demokracisë në Veprim”, Ismet Kryeziu, në konferencën për gazetarë bëri të ditur se për shkak të parregullsive të evidentuara, është ndërprerë numërimi i votave në komunën e Skënderajt dhe në atë të Drenasit
THACI DEKLARON FITOREN
Pak para orës 23 e 30 minuta të së dielës, ende pa u shpallur rezultatet preliminare të KQZ-së, kreu i PDK-se, Hashim Thaçi shpalli fitoren nga Sheshi 21 i Prishtinës duke iu drejtua simpatizantëve të partisë së tij me fjalët “Fitorja është jona, urime, urime demokratë, urime qytetarë të nderuar të Kosovës, kjo është fitore e demokracisë dhe e vlerave demokratike”. Ai tha se PDK-ja ka shënuar fitore bindëse e të thellë në Prizren, Mitrovicë, Gjilan, Ferizaj e shumë komuna tjera. Nga ana e tij kreu i LDK-se Isa Musfata deklaroi se priste rezultatet e KQZ-se.
Ndërkohë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të dalë me rezultatet preliminare paraditen e sotme. Në zgjedhjet parlamentare, të cilat u mbajtën dje në Kosovë morën pjesë mbi 47.80% e votuesve. Zyrtarët e KQZ-së dhe ata të “Demokracisë në Veprim” vlerësuan procesin e zgjedhor si të rregullt. Serbët e Kosovës bojkotuar votimet në Mitrovicën e Veriut, ndërsa shkaktuan incident në zonën e Zubin Potokut dhe Serbovacit.
VETEVENDOSJA, NE VEND TE TRETE, SURPRIZA E VOTES SE TE RINJVE
Për habinë e të gjithëve në vend të tretë është lëvizja "Vetëvendosja" e djaloshit nacionalist Albin Kurti, që ka marrë 16 për qind të votave. Nuk dihen ende koalicionet e mundshme, por cdo gje do te zbardhet üas pas rezultateve zyrtare te KQZ qe pritet te jepen diten e sotme.
VOTIMI I QETE
KQZ-ja tha se nuk janë shënuar incidente të mëdha që mund ta dëmtonin procesin e votimit. Disa incidente të vogla ka pasur në veri të Kosovës, ku për shkak të presionit të disa grupeve serbe, tri qendra votimi në veri të Kosovës janë detyruar të mbyllen në orën 16:00 për t’iu shmangur ndonjë incidenti më të madh.
Kryetarja e KQZ-ve, Valdete Daka, në një konferencë për media në orët e vona të natës, tha se procesi i votimit në tërësi është zhvilluar normalisht, me përjashtim të pjesës veriore të Mitrovicës ku për t’i ikur ndonjë incidenti të përshkallëzuar janë deturuar të mbyllën para kohe disa qëndra votimi. Edhe policia e Kosovës, sipas zëdhënësit të saj, Baki Kelani, tha se disa grupe serbësh kanë bërë presion për mbylljen e qendrave të votimit në veri, pas kësaj policia ka reaguar.
Pjesëmarrja më e lartë e serbëve në zgjedhje është regjistruar në qendër të Kosovës. Mbi gjashtë mijë policë të Kosovës janë të angazhuar për sigurinë e procesit elektoral.
Ndërkohë u shfaqën të dielën në mbrëmje ankesat e para për parregullsi në zgjedhje nga parti të ndryshme.
Sidomos rezultatet paraprake të numërimeve në komunën e Skënderajt dhe të Drenasit do të kontestohen nga gati të gjitha partitë politike kosovare. Organizata joqeritare "Demokracia në veprim", e cila vëzhgoi zgjedhjet me 5000 vëzhgues, ndërpreu procesin e numërimit të votave pikërisht për shkak të parregullsive të vëna re. KQZ ende nuk është prononcuar lidhur me këto ankesa.
ZGJEDHJET MONITOROHEN NGA 800 VEZHGUES NDERKOMBETAR
Mbi 1,6 milionë qytetarëve të Kosovës iu bë thirrje të japin votën për zgjedhjen e 120 deputetëve të parlamentit të ri. Votimi u mbyll në orën 19:00. Sipas Valdete dakës, kryetare e KQZ-së, në zgjedhje morën pjesë 47,8% e votuesve. Procesi zgjedhor u monitorua nga rreth 800 vëzhgues ndërkombëtarë. 34 ekipe me afro 500 vëzhgues janë nga ambasadat e shteteve perëndimore në Kosovë. Shefi i zyrës civile ndërkombëtare, Peter Feith, së bashku me ambasadorët e QUINT-it, u pati bërë thirrje qytetarëve për pjesëmarrje masive në votime, për faktin që zgjedhjet e 12 dhjetorit, të parat që nga shpallja e pavarësisë janë cilësuar të një rëndësie të veçantë për vendin.
(s.g/d.b/e.n/m.a/BalkanWeb)