E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dëbora mbulon fushën, ndërpritet pas 30 minutash Gramozi-Teuta

Kushtet atmosferike

Kushtet e këqija të motit shtyjnë një tjetër ndeshje në futbollin shqiptar. Nga të tre ndeshjet e planifikuara për t’u zhvilluar të mërkurën për çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë, janë luajtur vetëm dy, pasi ajo e Ersekës, Gramozi-Teuta, u shty për shkak të kushteve tepër të këqija atmosferike: dëbora e madhe që kishte mbuluar fushën nuk lejonte zhvillimin normal të takimit. Në këtë mënyrë, Teuta del dy herë “huq”, në dy rrugëtime drejt juglindjes, pasi nuk luajti as për kampionat me Skënderbeun të shtunën, as me Gramozin dje për Kupë. Edhe pse në fushë kishe shumë dëborë, ndeshja Gramozi-Teuta ka nisur dhe është ndërprerë në minutën e 30-të për shkak të kushteve të rënda atmosferike dhe gjendje së papërshtatshme për të luajtur futboll në fushën kolonjare. Takimi në atë moment ishte 0-0. Vendimi është marrë nga gjyqtarët në mirëkuptim edhe me drejtuesit e dy skuadrave. Ndeshja do të riluhet në një datë tjetër që pritet të fiksohet nga Sektori i Garave të FSHF-së. I pafat edhe debutimi i trajnerit të Teutës, Ylli Shehu, pasi në ndeshjen e parë të tij si teknik i durrsakëve, pasi takimi zgjati vetëm 30 minuta. Kushte të vështira kanë qenë edhe në Korçë, por klubi pritës ka bërë pastrimin e fushës, duke mundësuar të luhej ndeshja, pavarësisht se rreth saj gjithçka ka qenë e mbuluar nga dëbora.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›